October 28, 2014

Rita Ora lëshon “bombën” në Moskë: Jam kosovare!



“Jam nga Kosova”, janë fjalët e këngëtares Rita Ora në Moskë. Popstar-ja e njohur si britanike, ka fluturuar të hënën drejt Moskës për koncertin e saj.






Sigurisht kjo delaratë e Ritës, ku tregon rrënjët dhe origjinën e saj bën përshtypje në Moskë, pasi marrëdhëniet mes Rusisë dhe Kosovës nuk janë aspak të mira, për shkak të raportit të ngushtë mes serbëve dhe rusëve.

Rita Ora dhe i dashuri i saj Ricky Hill (djali i dizajnerit Tommy Hilfiger) pas koncertit të Moskës

Këngëtarja e famshme në të gjithë botën ka sfiduar temperaturat e ulëta të Rusisë, duke i vënë zjarrin skenës me performancat e saj.



*   *   * 

Studimi, 600 milionë indianë nuk e përdorin WC-në!




Në Indi vazhdojnë t’i kryejnë nevojat fiziologjike në mjedise të hapura. Një problem që i takon pjesës më të madhe të popullsisë në fshatra, rreth 40%, edhe pse kanë një banjë në shtëpi. Ky zakon që sjell rreziqe konkrete për shëndetin, është denoncuar nga një studim i Unicef-it, i raportuar nga gazeta “Hindustan Times”.

Rreth 40% e familjeve në Utar Pradesh, Bihar, Rajasthan, Madhya Pradesh dhe Haryana, që edhe pse zotërojnë një tualet në shtëpi, kanë treguar një tendencë të spikatur për “të mbaruar punë” në mjedise të hapura.

Sipas Unicef-it, janë akoma të paktën 600 milionë indianët që nuk përdorin një banjë pikërisht për nevojat e tyre fiziologjike, duke lënë në territor rreth 66 milionë kilogramë mbetje njerëzore në ditë, duke rritur rrezikun e infeksioneve, sëmundjeve dhe epidemive për popullatën.

Rreth 47% e personave të anketuar në studimin e Unicef-it, kanë konfirmuar, që një gjë e tillë në mjedise të hapura, është “e kënaqshme dhe e përshtatshme”. Për disa, kjo praktikë konsiderohet një metodë jete virtuoze dhe të shëndetshme.

Diane Coffey, ekonomiste dhe përgjegjëse e studimit të Unicef-it, ka thënë: “Nëse këto janë të dhënat, qeveria indiane nuk mund të pranojë që ky fenomen publik do të mund të eliminohet në vitin 2019”, -siç ka pohuar së fundmi kryeministrja Narendra Modi. Kofi ka përfunduar: “Është një aksion urgjent social për një ndryshim të thellë mendësie”.


*   *   *




Rafineri heroine në Parma, kimistë të drogës dy ish-policë





Policia italiane godet grupin italo-shqiptar të narko-trafikut. Pranga 10 personave. Si funksiononte organizata dhe roli i Artur Bregut, shqiptarit të shkolluar! Në grup edhe dy ish-policë, njëri oficer kufiri në Durrës dhe tjetri oficer patrulle në Kavajë. 


Nga Nikoleta Kovaçi

Punëtorë që bënin një jetë modeste dhe thuajse gjithë kohës ishin anonimë. Në krye të tyre, rezultoi të ishte një djalë i shkolluar, një emigrant shqiptar që, veç të tjerave, fliste gjuhën italiane në shumë dialekte, aq sa ishte e vështirë të kuptohej modestia e tij prej emigranti. Lustra e normalitetit që shqiptari Artur Bregu i kishte dhënë jetës së tij, kishte fshehur prej të paktën 5 vitesh, ekzistencën e një prej organizatave më të mir`organizuara kriminale të trafikut të heroinës dhe të kokainës. Dyshimi, në fakt, ka nisur që një vit më parë, kur autoritetet policore të Parmës, arritën të ndalonin një shtetas italian me një ngarkesë prej 100 kg pluhur të bardhë. Fillimisht u dyshuar si përzierës droge, por më pas rezultoi se lënda e bardhë ishte paracetomol. Autoritetet policore vendase e mbajtën italianin në qeli, pasi në rrëfimet e tij mbi faktin se çfarë i duhej paracetomoli, ai u tregua kontradiktor. Prej plot një viti, policia ka nisur të hetojë mbi dyshimet për destinacionin e pluhurit dhe gjatë hetimeve ka arritur të zbulojë një prej grupeve më të fuqishme të trafikut ndërkombëtar të heroinës. Pas italianit të arrestuar, një vit më parë, në pranga kanë rënë edhe 9 persona të tjerë, prej tyre shtatë shqiptarë dhe dy italianë. Prokurorët kanë hedhur dritë mbi të gjithë mekanizmin se i funksiononte grupi që trafikonte lëndën narkotike nga Shqipëria në drejtim të Italisë, ku dyshohet se heroina dhe kokaina hynin në Shqipëri nga Turqia. Mes të arrestuarve janë edhe dy ish-oficerë të Policisë së Shtetit, të larguar nga radhët e bluve në prill dhe korrik të këtij viti, motivacioni i largimit të tyre, ende nuk dihet.

Operacioni “Prerja”

Policia italiane ka shkatërruar ditën e djeshme një bandë kriminale italo-shqiptare të trafikimit të lëndëve narkotike, kryesisht heroinë, ku gjatë operacionit policor kanë rënë në pranga 7 shqiptarë dhe 2 italianë. Të dhënat janë publikuar nga mediet vendase sipas të cilave, në prangat e policisë kanë rënë shqiptarët Gëzim Hasa 30 vjeç, Artur Bregu 33 vjeç, Velino Koroveshi 24 vjeç, Denis Tafili 29 vjeç, Bledar Brahimi 28 vjeç, Lauret Greca 24 vjeç dhe Ded Bajraktari 23 vjeç si dhe shtetasit italianë, Davide Cavalli 43 vjeç, Marcelo Panariti 34 vjeç dhe Tomaso Villirillo 37 vjeç. Sipas policisë, trafikantët në fjalë zotëronin në Parma të Italisë një laborator droge të përpunimit të të gjitha llojeve të lëndëve narkotike. Në këtë laborator janë zbuluar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale; 13 kg heroinë në 26 pako, 3 kg kokainë, 100 kg paracetamol, që shërbente si përzierës i heroinës, 13 000 euro kesh edhe një presë hidraulike, që shërbente për ambalazhimin e drogës. Karabinierët kanë zbuluar se ky grup kishte arritur të trafikonte, të paktën, 60 kg heroinë të pastër, e cila pas përzierjes me paracetamol arrinte në 480 kg. Sipas policisë italiane, kjo bandë trafiku e lëndëve narkotike, operonte që në vitin 2009, kryesisht në Parma dhe krahinat përreth, dhe gjithnjë sipas tyre, vlera e drogës së trafikuar arrin deri në 20 milionë euro. Operacioni i policisë italiane i koduar "Prerja", që çoi në shkatërrimin e bandës italo-shqiptare, nis me zbulimin dhe sekuestrimin e një sasie prej rreth 100 kg paracetamol e gjetur në makinën e Marcello Panariti, i cili u ndalua në Parma, në tetor 2013-s. Në fillim, u mendua për drogë, por hetimi i mëtejshëm zbuloi se bëhej fjalë për paracetamol, i përzier me kafeinë.

Hetimet

Nga hetimet e policisë italiane bëhet e ditur se droga vinte nga Shqipëria si dhe nga vendet e Evropës Lindore, për tu trafikuar më pas në zona të ndryshme të Italisë së Veriut nga Parma deri në qytezën e Imperias në Rivierë, afër me kufirin francez. Hetimet për këtë bandë të strukturuar vazhdojnë për zbulimin e personave të tjerë të implikuar që kanë të bëjnë me kanalet e furnizimit jo vetëm të drogës por edhe të përzierësve, pasi ka rezultuar se grupi funksiononte në bazë të një piramide, ku secili kishte detyrën e tij dhe se e kryente në mënyrë perfekte dhe pa rënë asnjëherë në sy të askujt. Hetuesit, teksa kanë publikuar të dhënat mbi grupin e trafikut të heroinës e kanë krahasuar funksionimin e organizatës, me grupet që përdoren nga Hollivudi për skenar filmash. Artur Bregu, është cilësuar nga policia si “truri” i grupit kriminal të narkotrafikut. Bregu, duke qenë “truri” i operacionit koordinonte veprimet e të gjithë bandës. Nga hetimet mësohet se ky grup narkotrafikantësh ishte strukturë e mirë organizuar, mjaft i kujdesshëm dhe i vëmendshëm për çdo detaj, duke mos i lënë asgjë rastësisë. Ata ishin gjithnjë së bashku, madje edhe kur merrnin përzierësit kimikë të cilët gjithashtu si lënda narkotike, vinte nga Shqipëria. Edhe makinat e përdorura nga banda ndryshoheshin në mënyrë të rregullt, për të mos tërhequr vëmendjen e padëshiruar. Secili me një detyrë të qartë, të përcaktuar nga Bregu, i cili gjithnjë konsiderohej në zonën ku banonte si një prej emigrantëve më të integruar në jetën e vendasve. Sipas policisë, Marcelo Panariti dhe Velino Koroveshi, kishin detyrën e prokurimeve të pajisjeve, Gëzim Hasa dhe Denis Tafili, ky i fundit me funksion polic gjatë kohës që ishte në Tiranë, janë identifikuar si kimistët, ndërsa shitjet i menaxhonte Tomaso Villirillo, nga Kalabria. Pjesa tjetër shërbenin për transportin nëpër pikat ku duhej të shpërndahej lënda.

Dy ish-policë në grup

Mes grupit kriminal të heroinës dhe të kokainës që u godit ditën e djeshme në Parma të Italisë janë arrestuar edhe dy persona të cilët kanë shërbyer në radhët e Policisë së Shtetit në vendin tonë. Gëzim Hasa dhe Denis Tafili, të cilët në grup kishin rol të përbashkët që konsideroheshin edhe kimistët e lëndës mësohet se janë përjashtuar nga radhët e Policisë pikërisht në vitin 2014. Të dhënat në lidhje me dy ishoficerët e policisë u bënë të ditura për “Shekulli-n” nga burime konfidenciale policore, ku saktësohet se Hasa ka shërbyer konkretisht në policinë kufitare të Durrësit. 30-vjeçari është përjashtuar në mesin e korrikut të këtij viti, ndonëse ende nuk bëhet i qartë se cili ka qenë motivacioni i largimit të tij, pikërisht nga pika kyçe ku jo pak herë u kapën sasi të mëdha lënde narkotike, që për destinacioni kishte Italinë. Ndërsa burimet sqarojnë se Denis Tafili, ka shërbyer për shumë kohë si oficer i patrullës në Komisariatin e Kavajës. Edhe ky si bashkëpunëtori i tij në rolin e kimistëve të heroinës, mësohet se është larguar nga radhët e policisë së shtetit në prillin e këtij viti, ndonëse në një moshë vetëm 29 vjeç.


*   *   *





Lulzim Basha: Njerëzit në protesta për bukën e gojës


Lulzim Basha ka qenë present në një konferencë për gratë sipërmarrëse.

Ai ka thënë gjatë fjalës së tij, se papunësia është në shifra alarmante.

Basha tha se merr dhjetra mesazhe në ditë, kryesisht nga gratë, të cilat po humbasin vendet e punë.

Sipas tij qytetarët po bashkohen në protesta për bukën e gojës.

“Më shumë se asnjëhërë njerëzit sot po bashkohen në konstatimin se sot është më shumë se kurrë dhe po ngrenë zërin në protesta, që s’kanë natyrë politike, por janë për bukën e gojës, për mbijetesë.

Kjo është mbi të gjitha protestë për të parë gjërat në mënyrën e duhur nga ata që sot kanë pushtetin”, ka thënë Basha.

Në fakt, deri më sot nuk kemi parë të organizohet ndonjë protestë.

Mos e ka fjalën për Tortën e Vet? Po ajo ishte festë o Luli!


*   *   *




Lorik Cana: Beogradi? S’ka marrë fund. Komenti që më lëndoi më shumë, ai i mbesës së Berishës

Lorik Cana & Mira Kazhani


NGA E DËRGUARA E DITA-s
NË ROMË, MIRA KAZHANI

14 ditë pas dhunimit të lojtarëve shqiptarë në stadiumin e Beogradit dhe 4 ditë pas vendimit skandaloz të UEFA-s, DITA sjell sot për lexuesit e saj, një intervistë me kapitenin Lorik Cana. Intervista do pasohet nga një intervistë e dytë me Etrit Berishën. Mira Kazhani ka shkuar t’i takojë dy djemtë e Kombëtares në Qendrën Sportive Formello, ku stërvitet Lazio, në Romë.


I pyetur për vendimin e UEFA-s, Cana thotë se të tilla padrejtësi të rënda nuk mungojnë “kur bëhet fjalë për një vend të vogël si yni”.

Por sa për vendimin, ne kemi akoma dy shkalle deri në vendimin përfundimtar – thotë kapiteni.

Ai mendon që shteti serb u investua i gjithi për të mashtruar opinionin publik ndërkombëtar.

“Ka patur një dezinformatë të madhe nga vendi që e ka prit ndeshjen. Në media më shumë është folur për dronin sesa për dhunën… E ushqyen opinionin me dronin dhe emrin e vllaut të kryeministrit për të mbulu gjërat e tmerrshme që kanë ndodhur atë natë… Në 2014 nuk mund ta lejosh përfaqësuesen e një vendi të dhunohet pavarësisht se çfarë vjen nga jashtë. Ka patur bashkëpunim për të dezinformuar. E ka bërë shteti serb” – thotë Loriku.

I pyetur për dronin ai shton:
“Ne jemi sportistë dhe kemi dëshirë që betejat tona t’i fitojmë në fushë…”

Kurse i pyetur nga Kazhani për momentin e grushtit, nëse do bënte të njëjtën gjë, nëse do kthehej pas në kohë, Loriku thotë:
“Do bëja të njëjtën gjë. Jemi ekip. Kur njëri është në vështirësi shkon tjetri e ndihmon. Kur sulmon shokun e skuadrës më sulmon dhe mua, sidomos dikush që nuk ka punë në fushë”.


Për momentet në tunel Loriku tregon:

“…Na hidhin gurë, bateri, karriga, gjithçka…Jemi rrëzu njëri sipër tjetrit. Ai tuneli ishte cohë, nuk ish’ i fortë dhe ata na jepshin shkelma nga jashtë. Ramë sipër njëri tjetrit.. Kur jemi çu, rruga ishte e hapur, kemi marrë shkelma nga anët sepse ishte cohë. Më pas nuk kish problem…”

Ai ka dëmtuar gjurin pikërisht aty në tunelin e stadiumit të Beogradit dhe është ende në rikuperim.


I pyetur çfarë ka firmosur pas ndërprerjes së lojës, Loriku tregon:
“Një dokument nga unë si kapiten, një raportim të gjendjes sonë, që nuk e lejonte rinisjen e lojës. Nuk shkruajmë “nuk kthehemi në fushë”. Askush nuk na kërkoi një gjë të tillë. Edhe po ta kishin bërë, në atë moment nuk i kisha lënë çunat të dilnin në fushë. Futbolli më nuk kishte vlerë aty. Kjo është gjëja më e çuditshme e vendimit nga UEFA. Kur ti je dhunuar nga tifozët, futbolli ka marrë fund, nuk rifillon më loja sikur një të futet dhe të godasë një lojtar, jo më mbi 50 vetë me gurë. Kjo është e çuditshme si mund të kërkosh rikthimin në fushë…”


Kur Mira Kazhani e pyet nëse ka ndonjë gjë peng, që mund të ishte bërë më mirë nga pala jonë, kapiteni shton:
“E vetmja gjë që mund të ishte bërë më mirë nga pala jonë, në momentin që kemi shku aty duhet të kishim ik me material dhe me njerëz…U dinte tensioni. Por do shofim sa të aftë jemi për të mbrojtur të drejtat tona deri në fund. Kemi argumentat dhe i kemi të fortë…

Loriku flet edhe për “garën” e disa bashkive dhe komunave për ta shpallur atë Qytetar Nderi. Ai i ka refuzuar. I duket i drejtë vetëm propozimi i ardhur nga Vlora.
“I kam refuzuar… Kërkesat i vijnë dajës tim që merret me menaxhimin. E kanë thirr’ nga Shkupi, Mitrovica, Bajram Curri, e komuna të tjera. I kam thënë që gjërat që janë bërë atë natë, i kemi bërë si skuadër, nuk ka meritë njëri apo tjetri. Ajo që ka bërë Vlora, qytetar nderi gjithë përfaqësuesja, kështu duhet të jetë…”

Nga gjithçka është thënë pas ndeshjes, Loriku ka një reagim për të cilin ndihet veçanërisht i lënduar. Janë postimet në Facebook të mbesës së Berishës.

“Mbesa e Sali Berishës… Sensi i reagimeve të saj… Nuk është e vogël (19-20 vjeç)… Me zonjën Liri, bashkëpunoj për autizmin, kam respekt të veçantë për zonjën, por ajo (mbesa) ka fol pak budallaliqe. 99.9 përqind të shqiptarëve e kanë parë çfarë ndodhi… Dhe del një vajzë, vetëm pse është mbesa e ish-kryeministrit… Dhe të thotë gjëra rreth sjelljes së përfaqësueses dhe djemve të cilët dhanë maksimumin.. Flet për sjellje dhe mungesë edukate nga ne… Është shumë pa vend…”

Në fund të intervistës, Loriku thotë që inkurajon të rinjtë shqiptarë drejt sportit.





*   *   *