"

September 18, 2014

Si u fshi Van Persie brenda 2 min për Wilshere?




Nuk thotë  kot POPULLI 
“Me një të rënë të lapsit”

Kemi parë edhe herë të tjera përpjekje tifozash që transfomojnë fanellat sportive, por kësaj here, përpjekja e një tifozi të Arsenalit ka bërë bujë.

Kështu e ka transformuar ky tifoz fanellën e Van Persie-t në lojtarin me numrin 10, Jack Wilshere, shkruan "Metro".

Harrojeni qepjen me gjilpërë dhe gjëra të tilla, pasi kësaj here, është dashur vetëm një lapustilë e zezë dhe vetëm dy minuta kohë.

Në fakt, shumë tifozave iu thye zemra kur Arsenali vendosi ta shiste Robin van Persie-n, sidomos një klubi rival si atij të Mançesterit. Mirëpo ata gjetën mënyrat e tyre të përballimit të këtij fakti, por ajo që shpiku ky tifoz duket se "e ka fshirë" lehtësisht, brenda dy minutave, historinë e holandezit 31-vjeçar në klub. Atij iu desh kaq pak kohë dhe mundim për të shkruajtur Wilshere poshtë emrit të van Persie-t.

A ka qenë përpjekja e suksesshme? Nuk e dimë, por kjo mjaftoi për të pasur një fanellë të lirë, të punuar me dorë dhe pa humbur kohë!


*   *   *




No comments:

Post a Comment

Eng - - - Comments that are offensive, discriminatory against race, nationality, gender, religion and/or expressed in any other unlawful grounds are strictly prohibited! Thank you!
Alb - - - Ndalohen komentet me fjalë fyese, si dhe komentet që nxitin diskriminimin e përhapjen e urrejtjes mbi baza nacionale, racore, fetare dhe mbi çfarëdo baze tjetër antiligjore. Ju faleminderit!