"

August 2, 2015

Rexhep Qosja: Ismail Kadare i fton shqiptarët të ndërrojnë fenë (VIDEO)

Akademiku Rexhep Qosja flet për qëndrimet e shkrimtarit Ismail Kadare në një video të shpërndarë në internet. Sipas tij, të gjitha fetë janë të mira, pse të favorizojmë një fe tjetër, ndërsa shton se Kadare edhe në shkrime i fton shqiptarët të ndërrojnë fe.

"Mos do të thotë kjo se feja të cilën e ka një përqindje më e madhe e shqiptarëve është më e mirë se sa tjetra? Mos do të thotë se një fe nuk ka identitet të barabartë me atë tjetrën?", pyet akademiku Qosja.

"Ta shtrojmë pyetjen, pse e bën këtë Ismail Kadareja? Pse shkruan libra me këtë tezë? Për hesap, për leverdi, për konjukturë, s’ka ndonjë arsye tjetër. Nuk besoj ai që të jetë besimtar, që të ndjejë nevojë t’i ftojë bashkëkombasit e vet të kalojnë në fe tjetër, po e bën për një konjukturë në botën bashkëkohore. Kjo nuk arsyetohet, kjo është e pa moralshme", shprehet Rexhep Qosja. 

Ja postimi i plotë i Kadaresë:

http://imazheshqip.blogspot.com/2015/07/ismail-kadare-sulmon-adhuruesit-e.html



*    *    *

2 comments:

  1. KADAREJA ASHT I SHITUN, VEQ TI BACA REGJEP E DON ME TE VERTET SHQIPTARIN. KJOFSH ME JET.

    ReplyDelete
  2. Merre ne shtepi o anonim, ta gezosh me jete!!

    ReplyDelete

Eng - - - Comments that are offensive, discriminatory against race, nationality, gender, religion and/or expressed in any other unlawful grounds are strictly prohibited! Thank you!
Alb - - - Ndalohen komentet me fjalë fyese, si dhe komentet që nxitin diskriminimin e përhapjen e urrejtjes mbi baza nacionale, racore, fetare dhe mbi çfarëdo baze tjetër antiligjore. Ju faleminderit!