December 27, 2012

Hysen Shoshori i shkruan Sali Berishes ne Facebook

Oliger Cekici: Po ci thoni me fal ... 




Edmond Kol: Familja e Diktatorit


Halit Methasani: O, gjeni grope e futuni ju moderatoret "se jan ka ju shajne" idhullin


Erjon Tora: O zoti sali a ke ndonje dashnore?


Qetësohu!








December 26, 2012

Gjeli i Vitit te Ri 2013

Të dashur bashkatdhetarë kudo që ndodheni
Gëzuar vitin e Ri 2013!

Meqë shumë prej Jush janë ngushtë ekonomikisht ne si redaksi po ju dërgojmë falas gjelin e Vitit të Ri 2013 

Boll e kemi majmur me të gjithë Zogjtë e tij…



December 24, 2012

Kur Ridka ...



1.3 MILIARDË $

Juve kur ju tregojnë diellin me gjisht, 

kë shikoni gjishtin apo diellin?

December 19, 2012

Vetësakrifikohet Muli:


Lajmi i Fundit nga Kabineti Berisha XXL

Vetësakrifikohet Muli:
Infiltrohet ndër gratë e Kuksit për të provuar burrat kuksianë, 
hamshorët më të mëdhenj të Shqipërisë

Lexo:  
http://www.gazetatema.net/web/2012/12/19/grate-e-kukesit-i-shkruajne-flamurit/



December 14, 2012

Mos e beso po deshe







December 9, 2012

Don Kishoti i Sllobodan-kës


Milosheviçi ynë!
Nga Mero Baze

Shqipëria dhe Serbia po shikohen në mënyra të ndryshme nga Bashkimi Evropian në rrugën e tyre drejt anëtarësimit. Ndërsa për Shqipërinë Ministrat e Bashkimit Evropian nuk do të japin votën për marrjen e statusit si vend kandidat për në BE, ata do të bëjnë një hap tjetër përpara për Serbinë, duke çelur negociatat për anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian. Ky është hapi i dytë i Serbisë përpara nesh në rrugën drejt Bashkimit Evropian, ndërkohë që vendi është realisht i ndarë në qëndrimet pro dhe kundër Evropës...

Lexo:  http://www.gazetatema.net/web/2012/12/07/miloshevici-yne/

November 2, 2012

Lirak Bejko Pishtar i Demokracisë



Lirak Bejko

Pishtar i Demokracisë





October 30, 2012

Albanian Halloween Signature


Albanian Halloween Signature
Mbajeni Larg Fëmijëve!


Lexo:
http://www.gazetatema.net/web/2012/10/17/named-and-shamed-ja-drejtoret-qe-lejuan-qe-berisha-te-abuzoje-me-femijet-e-shkollave-te-tyre/

October 27, 2012

Kllounët e Oborrit Berisha


Kllounët e Oborrit Berisha


Nga moria e larmishme e kopesë së pseudo-intelektualëve shqiptarë, që vegjetojnë në mediat shqiptare, ne sot veçuam dy nga më të spikaturit; Si model për të mos u ndjekur nga të rinjtë të cilët aspirojnë për t’u bërë moderatorë.

Nga sondazhet që kemi bërë, këta tv dy e meritojnë kokë e këmbë titullin e lartë ”Gaztor i Oborrit Berisha”

October 22, 2012

EUROMONA LSI



Monika Kryemadhi, fustan 7 mijë euro 
në pritjen e Liri Berishës

Fustani i Monika Kryemadhit kushton 5.146 paund anglez. Ose afërsisht 7 mijë euro. Ai është mëndafsh i zbukuruar me gurë të çmuar dhe në koleksionin e tij ka çmimin 5.146 paund, ose afërsisht 7 mije euro.

Ky ishte një nga fustanet më të shtrenjtë në mbrëmjen gala të Liri Berishës, po të mos llogarisim zbukurimet prej floriri të zonjës Berisha. Pas Kryemadhit, fustanet më të shtrenjtë i kishte Majlinda Bregu, Mesila Doda dhe vetë Liri dhe Argita Berisha. TemA ka një set të zgjeruar fotografish nga pritja dhe do të verifikojë çmimin e çdo fustani apo aksesorësh të “zengjinëve” të rinj të Shqipërisë.


*   *   *




October 18, 2012

SS VICTORY



Sali & Serbia Victory





October 17, 2012

Sali Karaberisha



October 15, 2012

Darka e Fundit



Darka e Fundit
Gëzuar Ditëlindjen Doktor!





October 13, 2012

600 € Hyrja per te Liri Berisha


Liri Berisha mbledh fonde në Sheraton. 
600 euro hyrja, biznesmenët në radhë!

Liri Berisha sapo ka nisur mbrëmjen e saj të mbledhjes së fondeve në hotel Sheraton në Tiranë. Fondacioni i saj në ndihmë të fëmijëve shqiptarë, një rrjet jotransparent që ndërthur biznesin me bamirësinë, sidomos te ndihma ndaj fëmijëve autikë, po çel në këto momente mbrëmjen për mbledhje fondesh. Bileta e hyrjes është 600 euro dhe në radhë shihen biznesmenët më të njohur të vendit, bile dhe disa prej tyre që anatemohen nga kryeministri.
Në mbrëmje të tilla marrin pjesë zakonisht rreth 800 biznesmenë, pa llogaritur ankandin formal që zhvillohet gjatë mbrëmjes, ku përpjekja për tu servilosur para zonjës Berisha u kushton shpesh biznesmenëve mijëra euro për të blerë sende banale.
Nga ankandi i sotëm pritet të grumbullohen rreth 1 milion euro, nëse tatimet i kanë shpërndarë në mënyrë korrekte ftesat tek ata që duhet të paguajnë.
Luksi dhe festa e Sheraton-it, ku dhurohen para për Liri Berishën, është në kontrast të thellë me mjerimin dhe dhunën që ushtrohet në skajin tjetër të Tiranës tek greva e ish- të përndjekurve politikë, të cilët kërkojnë respektim të vuajtjeve të tyre dhe dëmshpërblim financiar.






October 11, 2012

Gramaphone man










October 9, 2012

Sali: Monstra i Viçidolit




Sali: Monstra i Viçidolit

Zbrite trokthi  në Tiranë
Kurrë më s’e ktheve kokën
I pa nder, i pa Kuran
Spiunove të gjithë botën.

Shqipërisë i vure flakën
Se kështu deshi Serbia!
Kush të fryn ty në vesh natën,
Sllobodanka apo Liria?!

Hasëm me ndërgjegjen tënde
Intrigant, anti-shqiptar,
Se ti kurrë nuk u gdhënde
Mbete gjer në fund shpellar!

Në PëDë ti do të mbetesh
Gjer në vdekje kryetar,
Brez pas brezi do kujtohesh
Si;  I dhjerë por, ...  krenar!


Hysen Shoshori  
Kushtuar Aktit vetmohues të Lirak Bejkos dhe Gjergj Ndrecës
 E Martë,  Tetor 09,  2012, 




October 8, 2012

Dear Gjergj Ndreca

<img src="Gjergj Ndreca.jpeg" alt="Gjergj Ndreca djeg veten" />

Albanian Reality Show 2012


Shiko Videon e Vetëdjegies:



imazhe shqip


*     *    *





October 7, 2012

Beni & Mondi: Affaire ...



Çmilitarizimi i Shqipërisë 
dhe militarizimi i Baba Mondit

Ndërkohë që i gjithë opinioni shqiptar është i revoltuar me abuzimet dhe skandalet e ministrit Imam Bajalldia, baba Mondi i OSBE i del në krahë në mbrojtje të tij.

Një informator i  brendshëm (të cilin gjeneral Imam Bajalldia nuk po e zbulon dot), na ka informuar se baba Mondi është mobilizuar ushtarakisht për të çmilitarizuar Shqipërinë.

P.S.

E falenderojmë përzemërsisht dhe e ftojmë për një birrë me suxhuk Kosove te “Rruga e Kunotit”. 






October 4, 2012

F R I K Ë !

<img src="Greva e Urise.jpeg" alt="Grevistet e Urise dhe Sali Berisha" />



F R I K Ë  
MIELLI E BËRI EFEKTIN!

Nga Mero Baze/TemA

Një grup ish- të përndjekurish nga regjimi komunist, po kalojnë orë të vështira të jetës së tyre, duke u përballur me urinë e vetëzgjedhur dhe përpjekjen e pushtetit për të poshtëruar protestën e tyre. Ata në të vërtetë janë një bërthamë nga klasa e ish- të përndjekurve, që ballafaqojnë hipokrizinë e pushtetit me këtë kategori qytetarësh, të cilët kanë nisur të trajtohen nga heronj në fatkeqë. Gjatë komunizmit ata u dënuan në shumicë për bindjet e tyre dhe mospranimin e regjimit, por në burg ndjeheshin krenarë. Familjet e tyre u persekutuan dhe u internuan, por brenda tyre ekzistonte një rreze shprese se ata do t’ia dilnin. Fëmijët e tyre mbeteshin pa shkolla, por ata mbijetonin se një ditë do të shkolloheshin.



Sot pas 22 vitesh liri, kjo kategori qytetarësh shqiptarë është më e poshtëruara e gjithë historisë së Shqipërisë. Nuk është fjala vetëm tek ato lek të qelbura që këto qeveri të papërgjegjshme për 20 vite nuk ua dhanë, por tek poshtërimi i jetës së tyre. Tani Gjergj Ndreca, Karamuça dhe shokët e tyre ...


imazhe shqip


*   *   *

October 3, 2012

Gjeneral Imami, Viti 97'


"Gjeneral" Imami, Viti 97'

Një oficer në lirim ankohet tek Doktori 
për Imamin

I nderuar kryeministër.

Unë që po të shkruaj jam një oficer në lirim. Para disa kohësh, Arben Imami më komunikoi lirimin nga Forcat e Armatosura. Arsyeja fshihet tek njohjet e mia të vjetra me Imamin.

Në mars të vitit 1997, isha oficer në Grehot në Gjirokastër. Filluan trazirat dhe u thashë shokëve të mobilizohemi të ruajmë divizionin se do bien armët në duar të njerëzve. Ashtu bëmë. Një ditë na erdhi Imami dhe na kërkoi takim. Ishte bërë komandant i protestuesve.

-Sa tanke keni, tha, se na duhet të ecim drejt Tiranës.

-Kemi nja 5 copë, i thashë, por deri në Tiranë nuk shkojnë dot, duan tre muaj.

-Mos ngjall pesimizëm, më tha, se është luftë dhe në luftë pesimistët pushkatohen.

Unë nuk fola më. Morën dy nga pesë tanket dhe rrugës për Gjirokastër i rrëzuan duke vrarë dhe një tankist amator...


Lexo:














October 1, 2012

Çifti i Lumtur


Çifti i Lumtur

Doktori nuk la vënd pa vizituar, brenda dhe jashtë Shqipërisë. Edhe te “Muri i Madh” kinez ka vajtur dhe ka thyer rekordin e ngjitjes. 

Meqë Berishajt "nuk po munden me shkue", i dërguem na për nji vizitë në kullën e tyre në Viçidol

*    *    *



September 28, 2012

O Sali ma i bukri shpendve



Incidentet e Doktorit tek shkolla
 “Ahmet Zogu”

Doktori vizitoi një shkollë në Bathore, e cila mori emrin “Ahmet Zogu”. Pas ceremonisë, Doktori hyri në një klasë për të bashkëbiseduar me fëmijët. Zuri vendin e mësuesit tek tavolina, përshëndeti nxënësit dhe filloi të bashkëbisedojë me ta:
-Së pari du me ju uru për emrin e ri të shkollës, tha Doktori. Ahmet Zogu, siç keni mësuar dhe nga librat tuaj, është figura më e madhe e kombit shqiptar, njeriu që ka hedhë themelet e shtetit shqiptar, njeriu që ka vendosur demokracinë dhe ka themeluar mbretërinë në këtë vend ...

Lexoni:





September 27, 2012

Gazetaria Shqiptare 2012


September 26, 2012

Rojet Bregdetare ...



Rojet Bregdetare të Shqipërisë

ose

“T’i varësh Ujqërve Mëlçitë në qafë”


                Sali Berisha

                Lulëzim Basha

                Kristaq Gerveni

                Bujar Nishani


P.S. Baca e mbajti premtimin:

E veshi fustanellën ...

... uniformën e rojeve greke!!





September 24, 2012

The Outsider - FN



Gazeta TemA/Kronika e zezë: 
data 24 Shtator 2012

1- Sarandë, kapet 41 kg drogë. Vinte nga Lazarati dhe kishte si destinacion Igumenicën
http://www.gazetatema.net/web/2012/09/24/sarande-kapet-41-kg-droge-vinte-nga-lazarati-per-igumenice/


2- KLD: Gjyqtarët, shkelje për dosjen “Xhakaj”. Do procedohen penalisht.
http://www.gazetatema.net/web/2012/09/24/kld-gjyqtaret-shkelje-per-dosjen-xhakaj-do-procedohen-penalisht/


3-Rikthehen vrasjet, qëllohet për vdekje një person në Divjakë!
http://www.gazetatema.net/web/2012/09/24/rikthehen-vrasjet-qellohet-per-vdekje-nje-person-ne-divjake/


4- LAJM I FUNDIT/ Krim shuan familjen në Lezhë. Komshiu ekzekuton prindërit dhe djalin e tyre
http://www.gazetatema.net/web/2012/09/24/lajm-i-fundit-krim-i-rende-ne-lezhe-ekzekutohen-prinderit-dhe-femija-i-tyre/


Krimi është shtruar këmbëkryq në sofrat shqiptare, por Muli është infiltruar këmbëkryq në sofrën e bandës së Durrësit. Banda i ka ditët e numëruara!





September 21, 2012

Albania is Not for Sale



AK qëllon Berishën me vezë në Romë. 
Nuk arrestohet askush!

Një grup mbështetësish të Aleancës KuqeZi në Romë ka qëlluar sot me vezë makinën në të cilën udhëtonte kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.

Qytetarët me flamuj kuqezi i janë afruar makinës së Berishës dhe ai fillimisht ka menduar se janë mbështetës të tij dhe i ka përshëndetur. Në këtë moment qytetarët kanë qëlluar makinën me vezë dhe eskorta pasi ka kuptuar se ishin protestues, ka shtuar shpejtësinë në kufinj të frikshëm dhe është larguar nga vendi. Një baner i madh ku shkruhej ‘Berisha tradhtar’, ishte në sfond të protestuesve.

Berisha pritet të takohet sot me kryeministrin grek Samaras, me të cilën do të diskutojnë çështjen e kufirit ujor me Greqinë.

Policia nuk ka ndërhyrë dhe nuk ka asnjë të ndaluar. Një javë më parë kur Berisha u qëllua me miell në Tiranë, u ndaluan tre vetë dhe u pushuan 20 policë nga puna.



Për më shumë:







September 20, 2012

Flamur Noka

Një pjatë tru dhe ...

Flamuri zbulon kush ka vjedhur pronësinë
intelektuale të Kukësit

Kryebashkiaku i Kukësit ka qëlluar me karrige në kokë një qytetar nga Kukësi, i cili kërkonte pronësinë intelektuale mbi disa veprimtari të Bashkisë së Kukësit. Kryebashkiakut i iku truri nga akuza, rrëmbeu karrigen dhe e qëlloi në kokë paditësin. Gjyqtarja e trembur mbylli gjyqin me urgjencë, ndërsa i dëmtuari shkoi të bëjë denoncimin në polici.

-Dua të flas me shefin e madh, i tha i dëmtuari sportelistit në komisariat.

-Prej nga je ti or taj, i tha polici.

-Nga Kukësi, i tha viktima e kryebashkiakut...

Lexo më shumë:







September 18, 2012

Nastradini



Nga vizita e presidentit 
Bujar Nastradini 
në Bruksel:

Në Bruksel të çoj byroja,
Fol Nishan të lumtë goja,
S’tu nxi syri, s’tu drodh dora,
Fol e mbro, të drejtat tona!

Të shikonim si të mpirë
Tek ecje me hap të ngrirë 
Por kur bëre njëzet hapa 
I hype gomarit nga prapa!


*  *  *

Gazeta TemA, 27 Korrik, 2013

Nishani, një vit në krye të Presidencës: Punët s’na kanë vajtur keq. Rezultati i zgjedhjeve më surprizoi


Presidenti Bujar Nishani ka bërë një analizë të punës së tij, një vit pas zgjedhjes në krye të këtij posti. Nishani shprehet ndër të tjera se, “rezultati final i këtyre zgjedhjeve surprizoi skajshëm njëlloj të gjithë: palët në garë elektorale, analistet, fituesit, humbësit”.  

Nga Bujar Nishani

Një vit në detyrë të fton vetvetiu për bilanc. Institucionet e tjera, Qeveria, Parlamenti, Kontrolli i Shtetit etj., bëjnë periodikisht bilance pune. Për shkak të interesimit të drejtpërdrejtë të njerëzve, pra për shkak të afërsisë me përditshmërinë e individëve, rrjedhimisht edhe të mediave, bilanci i punës së këtyre institucioneve është diçka që duket, diçka relativisht e prekshme, diçka, në një farë mënyre, e matshme.

Me Presidentin është ndryshe. Presidenti, për vetë natyrën e shumanshme të punës që ka apo detyrave të llojeve nga më të ndryshmet që zbaton, duke qenë larg përditshmërisë së shtetasve dhe projektorëve të mediave, “punon në heshtje”. Nuk ekziston mënyrë apo kriter për të matur volumin e punës së Presidentit. Numri i takimeve, bisedimeve, negocimeve, dekorimeve, pritjeve, mbledhjeve, në vetvete, nuk tregon kushedi se çfarë lidhur me volumin real të punës së kryer. Sepse rezultatet e punës sonë, të shumtat e herës, nuk vijnë në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe aty për aty, por tërthorazi dhe pas një kohe. Në këto kushte, e vetmja gjë që mund të bëjmë në këtë drejtim është një vështrim i përgjithshëm i vitit që lamë pas. I punëve që bëmë ose nuk bëmë, i bëmë mirë, jo dhe aq mirë, apo keq. Parë në tërësinë e vet pra, ajo që përmbledhtas mund të them me siguri është një konstatim i kënaqshëm.

Pa zhurmë, pa bujë, i siguroj të gjithë se Presidenti punon çdo ditë, dhe punët nuk na kanë vajtur keq. Gjatë vitit që shkoi, unë, ndihmësit e mi, administrata e Presidentit, jemi kujdesur vazhdimisht që qëllimin final të punës sonë, zbatimin e detyrave tona kushtetuese, vigjilimin e Kushtetutës, bashkë me gjithçka tjetër që ky vigjilim përmbledh, qenien në korrent të vazhdueshëm me punën e institucioneve kushtetuese, duke vazhduar me çështjet rutinore, problemet, pengesat, vështirësitë e punës, i kemi kryer më së miri. E kemi arritur këtë duke punuar me përkushtim, ndershmëri, seriozitet.

Natyrisht që ekziston e mrekullueshmja dhe e paçmuara Liri e Shprehjes, dhe mjetet që e mundësojnë, mediat. Që flasin, shkruajnë, komentojnë, madje edhe “sajojnë”. Me përjashtim të trilleve, që mediave u uroj të bëjnë gjithmonë e më pak në sasi dhe gjithmonë e më keq në cilësi, sa kohë nuk shkelin ligjin, të gjitha të tjerat i bëjnë mirë. Me pak fjalë, mes punës sonë dhe telasheve që natyrshëm ka një vend që sapo ka hyrë në normalitet nga një diktaturë e egër, ia kemi arritur që gjatë vitit që shkoi, Liria, ose si e thotë aq bukur një i ditur “ky fryt me rritje të shpejtë”, të vazhdojë të hedhë rrënjë thellë e më thellë. Gjatë këtij viti pune Shqipëria bëri rrugë të pakthyeshme, në konsolidimin e institucioneve, pavarësinë e tyre, harmonizimin e punës mes tyre.

Viti që shkoi ishte një vit i ngjeshur me evenimente të shumëllojëshme, prej të cilave po veçoj dy. Njëri ishte madhor; festimet me rastin e 100-vjetorit të shpalljes së pavarësisë. I dyti tepër i rëndësishëm; zgjedhjet parlamentare. Njëri ndër dallimet esenciale mes diktaturës dhe demokracisë është se në diktaturë dihet kush do t’i fitojë zgjedhjet ende pa u bërë, ndërsa në demokraci jo. Rezultatin final të zgjedhjeve që sapo bëmë nuk qe në gjendje ta parashikonte askush. Absolutisht asnjë sondazh, asnjë prognozë, asnjë analist, asnjë ekspert.

Rezultati final i këtyre zgjedhjeve surprizoi skajshëm njëlloj të gjithë: palët në garë elektorale, analistet, fituesit, humbësit. Ky fakt i thjeshtë dhe i qartë provon katërcipërisht se gjatë vitit që shkoi institucionet funksionuan mrekullisht. Shqiptarët ia arritën t’i kapërcenin vështirësitë, t’i përballonin sfidat, ta rritin shpresën për të ardhmen, ta shtojnë besimin te vetja, nga brenda, dhe sigurisht edhe reputacionin e mirë të Shqipërisë në sytë e botës, me të gjitha të mirat që dihen dhe avantazhet që priten. Gjatë këtij viti pune, ne, unë, ndihmësit e mi dhe e gjithë administrata e Presidencës, natyrisht nuk u kujdesëm vetëm për festimet e 100-vjetorit dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve, dhe as u morëm vetëm me dekorime, pritje dhe vizita.

Bëmë edhe shumë punë të tjera. Për mbarëvajtjen e institucioneve, kompaktësimin e tyre, zgjerimin dhe përmirësimin e marrëdhënieve ndërkombëtare, dhe plot të tjera. Gjatë këtij viti pune ia arritëm më së fundi që rrugën drejt progresit të mos e matim me përballime eksesesh të bujshme dhe rreziqesh katastrofike, por thjesht me ndarje kompetencash dhe kryerje punësh. Nga ky këndvështrim, viti që kaloi nuk ishte vit kategorizimesh tashmë të zhvleftësuara; vit i mbarë, vit i mbrapshtë, vit suksesesh, vit humbjesh. Ishte një vit si shumë të tjerë që do ta pasojnë, ishte një vit pune.

Gjatë këtij viti pune kam bërë punën time, ashtu si kam kërkuar prej gjithkujt të bëjë punën e vet. Arritjet e Shqipërisë që po përparon dita-ditës nuk më përkasin as mua dhe askujt. Arritjet janë meritë e të gjithë shqiptarëve, shërbëtor i përulur i të cilëve, unë Presidenti i Republikës së tyre demokratike dhe pluraliste jam.


                                    *  *  *