August 18, 2012

Visho Canadian REBORN


I inspiruar nga Saga heroike dhe e sukseshme  e Johnny English REBORN, kryeministri Sali Berisha hedh ne fushën e betejës:

Visho Canadian, REBORN !!!
Visho Ajazi Lika, RILIND !!!

P.S. Fitorja është e garantuar (si në 97’)

Karnavalet e Shqiperise 2


Karnavalet e Shqipërisë Nr 2
(Vijon)

August 17, 2012

Zyra e zotit Nishani presidence



Zbulohet zyra e zotit 
Bujar Nishani në presidencë!

Burime të sigurta nga presidenca informojnë se të gjitha zyrat e tjera janë të zëna nga kryeministri dhe stafi i tij i ngushtë!

Si shkak nxirret invaliditeti i zotit Nishani dhe pamundësia e tij për të ngjitur shkallët dhe për të kryer detyrat e tij.  Ashtu si edhe në rastin e shkarkimit të zotit Bahri Shaqiri dhe zgjedhjes së Visho Ajazit si Kryetar i SHISH, në fakt detyrat dhe funksionet e presidentit të Shqipërisë do i kryejë zoti Sali Berisha.

Ky do të jetë edhe argumenti kryesor dhe strategjia e presidencës së zotit Nishani-Mehmeti për gjatë gjithë mandatit të tij presidencial.

P.S. Zotit Nishani i lirohet vetëm një zyrë e përkohshme apostafat për takimet e rëndësishme që do të shfaqen në media.

August 16, 2012

Sali United the filthy rich serbian deal


Sali United
the 

filthy rich serbian deal

Karnavalet e Shqipërisë Nr 1

Karnavalet e Shqipërisë Nr 1
(Vijon)

August 15, 2012

Arbën Xhaferri


Nga Mero Baze:

Arbën Xhaferi ishte skifteri që prishi inercinë jugosllave të shqiptarëve në Maqedoni. Në fund të vitit 1993, kur Partia e Prosperitetit Demokratik u përfshi në një krizë të rëndë politike për shkak të lidhjeve të disa politikanëve të saj me strukturat e vjetra ish- jugosllave të Maqedonisë, që çuan në inskenimin e skandalit të armëve nga Shqipëria, Arbën Xhaferi, Rufi Osmani dhe Menduh Thaçi ishin grupi i politikanëve të rinj, që kërkuan të marrin në dorë fatet e shqiptarëve në Maqedoni. Arbën Xhaferi, një ish- gazetar i radiotelevizionit të Prishtinës, i shkolluar në Beograd, me një simpati të fshehtë për nacionalkomunizmin e Tiranës së Hoxhës dhe i qartë në mbështetjen e ndryshimeve demokratike, ishte kthyer në Tetovë, vendlindjen e tij, për të hyrë në politikë. Të mbështetur ndoshta më shumë se ç’duhej nga Tirana zyrtare, ata tentuan të marrin udhëheqjen e kësaj partie gjatë vitit 1994 në Kuvendin e saj. Arroganca e Tiranës zyrtare për të vendosur një protektorat mbi shqiptarët në Maqedoni, dëmtoi liderët e rinj që kërkonin udhëheqjen e Prosperitetit Demokratik të Shqiptarëve, të cilët nuk ia dolën të bëheshin drejtues të saj. Por ata sidoqoftë ndikuan në ndryshimin e thellë të partisë dhe reformimin e saj dhe largimin e gardës së vjetër nga udhëheqja.
Lexo:

August 14, 2012

100 vjet Pavarsi e Shqiperise


Asht në hekë Sali Berisha


Moj Shqipni, shqipja Evropit
Nuk po mundesh me flutrue
Njiqind vite ke çue dam
Zotat ty t’paskan harrue! 

M’dhimbesh n’kyt njiqindvjetor
E përvuejtun, e përçarë,
Por nuk kam kurgja në dor’
Kangës vajit, ja kam marrë!

Moj Shqipni të ka myt hasmi
Të ka ndry, të ka pushtue,
Moj e pasun, mbete e vorfën
Djelmt e tu të kan vorfnue!

Zoj e randë, të shiti shkjau
S’del kërkush me e ndalue,
Kamb mbi kamb, e n‘kry të votrës
Asht’ krenor qy t’ka tradhtue!

Thyn rekorde kur ban notin
Thyn rekorde tuj ngjit malin,
Ky kalors, ka kalërue
Të tanë jets, veç magjarin!!

Asht i zoti në të tana,
Asht doktor e profesor
Penicilin nuk ban ma nana
Kaq kangtar, kaq orator.


Ban humor, në mortin tand,
Veç instiktin e njeh bisha,
Darsëm kem me pas të tan
Asht në hekë Sali Berisha!


*   *   *