August 23, 2012

Makthet e Saliut



Doktori shikon ëndërr me Gaddafin:


Eja, eja miku im

Eja shpejt, mos u vono
Të kam  patur mik për kokë
Merr dhe Lulen mos harro
Si dy shoqe, si dy shokë.

Shih ç’po bëhet me Asadin
Mos e kruaj me fiq deti.
Meqë e ke qejf kallashin
Rrafshoje mirë te thepi!

Më kujtohet si tani
Në tunel të gjallë më zunë
Pistoletën larë flori
Ohh sa fort, nga pas ma vunë.

Po s’besove çfarë po them,
Meqë ti  përdor IPadin
Më gjej mua në Youtube,
Pyet dhe doktor Tritanin.

Lëre shpejto amanetin,
Lilit, Shkëlzenit e Gitës
Të nisin urgjent kurbetin
Larg, në atdheun e Çitës.

Eja se më ka marr malli
Trim si ti isha dhe unë
Por kur shkava, rashë nga kali
Asnjë çast s’ma ndanë drunë.

Boll ke vrarë, ke shkatërruar
S’mund të rrosh ti sa të duash
Në Xhehnem ke pronotuar
Përjetsisht do ta paguash!

P.S. Makthet e Saliut vazhdojnë




August 21, 2012

Doktor Berisha në hall të madh


Doktori është në hall të madh!

Pas ndryshimit të modelit të flokëve,

Pas gjithë atyre deklaratave mbushur plot me pasion të Selvies,

Nuk po dallon dot më kush është Lili e kush është Selvia L

P.S. Ndihmojeni të gjejë rrugën e zotit!

August 20, 2012

Karnavalet e Shqiperise 5


Karnavalet e Shqipërisë Nr 5
(Vijon)

Karnavalet e Shqiperise 4


Karnavalet e Shqipërisë Nr 4
(Vijon)

Karnavalet e Shqiperise 3


Karnavalet e Shqipërisë Nr 3
(Vijon)