October 13, 2012

600 € Hyrja per te Liri Berisha


Liri Berisha mbledh fonde në Sheraton. 
600 euro hyrja, biznesmenët në radhë!

Liri Berisha sapo ka nisur mbrëmjen e saj të mbledhjes së fondeve në hotel Sheraton në Tiranë. Fondacioni i saj në ndihmë të fëmijëve shqiptarë, një rrjet jotransparent që ndërthur biznesin me bamirësinë, sidomos te ndihma ndaj fëmijëve autikë, po çel në këto momente mbrëmjen për mbledhje fondesh. Bileta e hyrjes është 600 euro dhe në radhë shihen biznesmenët më të njohur të vendit, bile dhe disa prej tyre që anatemohen nga kryeministri.
Në mbrëmje të tilla marrin pjesë zakonisht rreth 800 biznesmenë, pa llogaritur ankandin formal që zhvillohet gjatë mbrëmjes, ku përpjekja për tu servilosur para zonjës Berisha u kushton shpesh biznesmenëve mijëra euro për të blerë sende banale.
Nga ankandi i sotëm pritet të grumbullohen rreth 1 milion euro, nëse tatimet i kanë shpërndarë në mënyrë korrekte ftesat tek ata që duhet të paguajnë.
Luksi dhe festa e Sheraton-it, ku dhurohen para për Liri Berishën, është në kontrast të thellë me mjerimin dhe dhunën që ushtrohet në skajin tjetër të Tiranës tek greva e ish- të përndjekurve politikë, të cilët kërkojnë respektim të vuajtjeve të tyre dhe dëmshpërblim financiar.






October 9, 2012

Sali: Monstra i Viçidolit




Sali: Monstra i Viçidolit

Zbrite trokthi  në Tiranë
Kurrë më s’e ktheve kokën
I pa nder, i pa Kuran
Spiunove të gjithë botën.

Shqipërisë i vure flakën
Se kështu deshi Serbia!
Kush të fryn ty në vesh natën,
Sllobodanka apo Liria?!

Hasëm me ndërgjegjen tënde
Intrigant, anti-shqiptar,
Se ti kurrë nuk u gdhënde
Mbete gjer në fund shpellar!

Në PëDë ti do të mbetesh
Gjer në vdekje kryetar,
Brez pas brezi do kujtohesh
Si;  I dhjerë por, ...  krenar!


Hysen Shoshori  
Kushtuar Aktit vetmohues të Lirak Bejkos dhe Gjergj Ndrecës
 E Martë,  Tetor 09,  2012, 




October 8, 2012

October 7, 2012

Beni & Mondi: Affaire ...



Çmilitarizimi i Shqipërisë 
dhe militarizimi i Baba Mondit

Ndërkohë që i gjithë opinioni shqiptar është i revoltuar me abuzimet dhe skandalet e ministrit Imam Bajalldia, baba Mondi i OSBE i del në krahë në mbrojtje të tij.

Një informator i  brendshëm (të cilin gjeneral Imam Bajalldia nuk po e zbulon dot), na ka informuar se baba Mondi është mobilizuar ushtarakisht për të çmilitarizuar Shqipërinë.

P.S.

E falenderojmë përzemërsisht dhe e ftojmë për një birrë me suxhuk Kosove te “Rruga e Kunotit”.