"

July 19, 2013

Sali Berisha Facebook

19 Korrik 2013


Gazeta gjermane: Si po shkatërrohet një parajsë në Mesdhe me ndihmën e dhëndrit të Berishës

Një nga gazetat e njohura në Gjermani, Frankfurter Rundschau, ka përgatitur një reportazh për Shqipërinë, duke theksuar se një parajsë në Mesdhe po shkatërrohet nga ndërtimet pa kriter.

Gazetari Norbert Mappes- Niedik shkruan se një parajsë e paprekur në brigjet e Jonit, brenda një kohë të shkurtër ka nisur të zbatojë ato mëkate që kanë prekur Cote D’Azur dhe Costa Blanca.
Sipas gazetarit, shkatërrimi i bregdetit të Jonit po bëhet edhe me ndihmën vetëmohuese të institucioneve ndërkombëtare, siç është Banka Botërore.
“Përgjegjës për programin e Bankës Botërore është Jamarbër Malltezi, dhëndër i kryeministrit të larguar me votë, Sali Berisha. Që në vitin 2007, kur nisi bumi, biznesmeni i diskutueshëm vendosi vetë kundër angazhimeve eksplicite për të shkatërruar shtëpitë e vjetra, mesa duket pa leje,” shkruan gazetari.

Sipas tij, tanimë është vonë.
“Numri në rritje i turistëve të huaj, për të cilin gëzohet qeveria, në fakt është më shumë i përbërë nga shqiptarë besnikë dhe kosovarë. Turistët me çanta në shpinë dhe motorristët vijnë kalimthi dhe largohen të tmerruar. Kompanitë e mëdha të udhëtimeve nuk e kanë askund në axhendë këtë vend”.

Për të ilustruar tmerrin e ndërtimeve që ka përfshirë këtë zonë, ai sjell shembullin e Ndriçim Metajt, që ndërtoi një shtëpi të bukur dhe të re, por përpara i mbiu një rrokaqiell.
Më pas gazetari përshkruan vuajtjet e Ndriçimit nëpër shkallët e gjyqësorit për të kërkuar të drejtën.
Ai u ankua deri në shkallët më të larta, madje edhe tek ministri i Drejtësisë, aktualisht president, Bujar Nishani.

“Të gjithë gënjejnë,” thotë Ndriçim Metaj.

Sipas gazetarit, edhe drejtuesit vendorë mund të jenë të implikuar në korrupsion, ose nuk kanë fuqi të reagojnë.
“Lidhja me partitë është e rëndësishme, por ngjyra e partisë është njësoj: kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika është socialist, dhëndri i Berishës është demokrat”.
Sipas gazetarit, ndërtimet kanë pushtuar çdo skutë, madje edhe zonat moçalore.
“Ndërtohet kudo, ku dikush mund të shkojë sa më shpejt në det. Por edhe për zonat moçalore, dhëndri me përvojë i Berishës e ka gjetur zgjidhjen: ku nuk ndërtohet, turistët pasanikë italianë gjuajnë çdo gjë që fluturon ose që lëviz në tokë”.

Referuar zgjedhjeve të qershorit, gazetari shkruan se një kryengritje popullore ka shporrur qeverinë e korruptuar dhe tani qëllimi është Europa./ep
















2 comments:

  1. HA HA HA HA HA HA HA HA
    E FORTE E FORTE, BACA HALE
    HA HA HA H AH AH AHA

    ReplyDelete
  2. O sale,
    na shkruj no ni gjo ne fejsbuk se na ka morr molli per shakate e tua plot kripe vicidoli.

    ReplyDelete

Eng - - - Comments that are offensive, discriminatory against race, nationality, gender, religion and/or expressed in any other unlawful grounds are strictly prohibited! Thank you!
Alb - - - Ndalohen komentet me fjalë fyese, si dhe komentet që nxitin diskriminimin e përhapjen e urrejtjes mbi baza nacionale, racore, fetare dhe mbi çfarëdo baze tjetër antiligjore. Ju faleminderit!