July 13, 2013

Gërdec

15 mars 2008




Shkëlzen: 
Këto Viktima të Pafajshme
 nuk mund t’i mbyllësh dot brenda në Valixhe!


Viktimat e tragjedisë së Gërdecit 

1. Qemal Deliu, 47 vjeç 
2. Kore Deliu, 45 vjeç 
3. Liljana Deliu, 25 vjeç 
4. Jetmir Deliu, 24 vjeç 
5. Flavio Deliu, 3 vjeç 
6. Hysen Cani, 51 vjeç 
7. Muhamet Hoxha, 57 vjeç 
8. Besim Çanga, 51 vjeç 
9. Roland Alla, 21 vjeç 
10. Reshit Kruja,47 vjeç 
11. Mehmet Hazizi, 62 vjeç 
12. Bukurie Cani, 46 vjeç 
13. Arben Hasa, 31 vjeç 
14. Zilie Kaca, 29 vjeç 
15. Endri Dvorani, 36 vjeç 
16. Shefki Cani, 36 vjeç 
17. Zelije Leti, 20 vjeç 
18. Ilirjan Malci, 45 vjeç 
19. Shqipe Hasa, 25 vjeç 
20. Azem Hamolli, 44 vjeç 
21. Nafije Laçi, 35 vjeç 
22. Zylfije Ahmeti, 34 vjeç 
23. Erison Durda, 10 vjeç 
24. Rajmonda Durda, 34 vjeç 
25. Jetmir Ballazhi, 20 vjeç 
26. Resmie Kranja, 19 vjeçe






Shkëlzen Berisha

Rinas, 
çarter arab, 
valixhe metalike, 
dhe… 

Një mbërritje e beftë e Shkëlzen Berishës herët në mëngjes në Rinas ka shkaktuar jo pak kërshëri për punonjësit e turnit të aeroportit të Rinasit. I shoqëruar gjatë gjithë kohës nga vetë shefi i komisariatit të Rinasit, Shkëlzen Berisha ka qëndruar për më shumë se një orë në aeroport dhe vizita e tij duket e lidhur me zbritjen në pistë të një avioni për të cilin ka të dhëna se i përket një kompanie arabe. Avioni ishte “çarter”.
Informacioni është dhënë dje për DITA nga një burim i sigurtë, zyrtar i aeroportit, dëshmitar okular. Shkëlzen Berisha ka kaluar nga seksioni VIP dhe ka qëndruar në pritje të çarterit në ambientet e këtij seksioni për rreth një orë së bashku me tri valixhe metalike të një kubature mesatare, brendia e të cilave mbetet enigmë. Kur në pistë ka qëndruar një çarter në trupin e të cilit ishin të shkruara shkronja arabe, drejt tij kanë shkuar dy persona, truproja e Berishës dhe një person tjetër që shoqëronte gjithashtu Shkëlzen Berishën. Të dy personat njëri me dy valixhe dhe tjetri me një valixhe në dorë kanë futur në çarter ngarkesën e Shkëlzen Berishës, i cili nuk ka lëvizur nga zona VIP.  Vetëm pasi çarteri është ngritur nga pista e Rinasit, Shkëlzeni ka lëvizur nga aeroporti dhe është kthyer për në Tiranë. Gjatë gjithë kohës atë e ka shoqëruar shefi i komisariatit të Rinasit”, – theksoi burimi.
Zënka në aeroport
Por edhe përpara vizitës së djeshme duket se Shkëlzeni në ditët e fundit ka qenë një “vizitor” i shpeshtë i aeroportit. Afro 4-5 ditë më parë ai është parë në shoqërinë e biznesmenit Damir Fazlliç ku të dy kanë udhëtuar drejt Malit të Zi. Gjatë qëndrimit në aeroport Shkëlzen Berisha ka reaguar dhe ndaj dy punonjësve të cilët në fillim nuk e njohën dhe i kërkuan që ti nënshtrohej kontrollit si gjithë pasagjerët e tjerë. Por ky problem duket se u zgjidh shumë shpejt dhe Shkëlzeni fluturoi i qetë drejt Malit të Zi.
“Përpara katër ditësh Shkëlzeni ka udhëtuar me biznesmenin Damir Fazlliç drejt Malit të Zi. Mbase kanë udhëtuar dhe drejt ndonjë shteti tjetër më pas. Kur u paraqit në aeroport te ne në Rinas ka debatuar edhe me një doganier dhe një polic, pasi ata nuk e njohën dhe i kërkuan që të ndalej dhe të bëhej kontrolli sipas rregullave. Por pasi kanë konstatuar që personi në fjalë ishte Shkëlzen Berisha punonjësit janë tërhequr. Shkëlzeni e ka regjistruar këtë lëvizje normalisht në sistem, ndërsa biznesmeni Fazlliç nuk u regjistrua në sistem. Kanë qëndruar 2 ditë jashtë Shqipërisë” – bën të ditur për DITA, i njëjti zyrtar i Rinasit.

Valixhet metalike si paisje e sigurisë së lartë
Nëse lundron në internet shumë kompani të specializuara sigurie ofrojnë valixhet e sigurisë së lartë, që zakonisht janë valixhe metalike që shërbejnë për transport valute, çeqesh, diamantesh, gurësh të çmuar, kontratash, dokumentesh trashëgimie, etj. Këto valixhe zakonisht janë të pajisura me një çip, që i bën të lokalizueshme në çdo kohë nëpërmjet sistemit GPS. Këto lloj valixhesh janë të siguruara me mbrojtje trefishe, kundër zjarrit, plumbave dhe hapjes me forcë. Zakonisht këto valixhe nëse tenton ti hapësh me forcë janë të pajisura edhe me një lloj solucioni që lë shenjë tek valuta apo dokumentet që transportohen. Vlera e një valixheje të tillë varion nga 1500-3700 dollarë amerikanë, në varësi të standardit të sigurisë që ka valixhja dhe kompanisë siguruese që e ofron.












July 12, 2013

Plazhi i Vjetër

Plazhi i Vjetër 
- Durrës -






Durrësi

Pamje 
nga 
Qendra e Durrësit





Shut Up

<img src="sali berisha.gif" alt="sali berisha" />


Shut Your Hole



Berisha:

Revansh i paparë në selinë mavi. 

Prisni tenderin e miellit se aty deti bëhet kos


Kryeministri në largim, Sali Berisha, vazhdon të sulmojë kryeministrin e ri, Edi Rama, duke thënë se ka nisur një revansh të paparë ndaj administratës.

Në një status në Facebook, Berisha shkruan se kur të vijë tenderi i miellit, do bëhet deti kos.

“Të dashur miq, në selinë mavi revansh i paparë. Pas hapjes së tenderit online për fshesën ndaj administratës, z.Rama njofton se konkurset për vendet e punës në administratë nuk kanë qenë të hapura (paçka se botoheshin në të gjitha mediat e kontrolluara prej tij), prandaj për t’i hapur ato ai ka vendosur që çdo njeri për të marrë pjesë në konkurse për punësim në administratë duhet më parë të aplikojë online dhe të presë biletën në selinë e PS. Por siç thotë fjala e urtë, oreksi vjen duke ngrënë.

Z.Rama njoftoi se fshesa e partisë do të fshijë (pastrojë) edhe sektorin privat, i cili së shpejti do të “ndihmohet” me aplikantët e “virtytshëm” online të selisë së PS. Kjo është lule. Prisni, prisni tenderin e miellit. Aty deti bëhet jo kos, por flori. Tepron edhe për ndonjë mik të çmuar që çmendet pas gjahut dhe trafiqeve! Ndryshim!! Me vrap drejt të shkuarës!” shkruan Berisha./ep







Në ditën e fundit!

Banda Berisha
Gërdec 



Në ditën e fundit!

Nga Fatos Mahmutaj

Një jetë të qetë duke numëruar triumfalisht ato që ju ka bërë shqiptarëve për 20 vjet me radhë. Vetëm kaq do tashmë Sali Berisha. Në fakt, këtë nuk e kërkoi për herë të parë, këto ditët e fundit, kur u shfaq i zbehtë dhe i frikësuar para gazetarëve Janosh Bugajski apo Alfred Peza, por e ka kërkuar që më 15 mars 2008. Vetëm dje u detyrua të merrte iniciativën për ta thënë publikisht, madje hapur.

…më qëlloi që mesditën e 15 marsit 2008 të shkoja në QSUT për të raportuar nga aty, në gazetën ku punoja atëherë, gjendjen e të plagosurve dhe numrin e të vdekurve në fabrikën e vdekjes në Gërdec. Pak sa kishte kaluar mesdita, aty mbërriti me urgjencë edhe kreu i qeverisë Sali Berisha. Pasi vizitoi për pak minuta të plagosurit dhe u konsultua me stafin mjekësor, kryeministri doli jashtë dhe dha një prononcim të shkurtër për mediat. Në ato pak fjali që artikuloi, gjysma-gjysma dhe pa lidhje me njëra-tjetrën, Berisha duke u dridhur i tëri, pohoi se ai dhe qeveria e tij do të kujdeseshin për gjithçka në ndihmë të të dëmtuarve dhe familjet e të vrarëve. Në ato momente, ne gazetarët e pyetëm për të na sqaruar diçka rreth ngjarjes, shkaqeve dhe pasojave që erdhën, por nga ai morëm një përgjigje të prerë: “Atje punonte një firmë amerikane e kontraktuar nga ne”. Me kaq i dha fund dhe duke humbur shumë herë ekuilibrin aq sa badigardët u detyruan ta mbanin nga krahët iku drejt makinës që e priste vetëm pak metra më tej. Unë, sinqerisht mendova se gjithçka e kishte nga dhimbja që të vinte nga ngjarja apokaliptike. Shihja të vinin me urgjencë trupa njerëzish gjysmë të djegur, të gjakosur apo edhe kufoma të copëtuara. Shihja edhe qytetarë të shumtë që u solidarizuan vullnetarisht për të dhuruar gjak. Ndjeva keqardhje për fatkeqësinë që ndodhi. Pak orë më vonë u bë publik emri i Mihal Delijorgjit. Mendova mos kryeministrin e kishin keqinformuar kur foli për një firmë amerikane. Ditën tjetër shkova për të raportuar nga krateri i tmerrit. Kam qenë dëshmitar i gjetjes së shumë kufomave të copëtuara. Por ajo që nuk më shlyhet nga kujtesa është momenti kur gjetëm trupin e pajetë të 3 vjeçarit Flavio Deliu. Vala e shpërthimit e kishte hedhur në fillim tutje, teksa ai luante me një biçikletë të vogël para syve të gjyshit të tij Qemal Deliu. Pastaj shpërthimi i dytë e kishte shtyrë në krahun e djathtë të banesës duke ia ngulur kokën dhe trupin e tij në tokë. Shumë makabre si pamje. Tmerruese. Nuk e di nëse mallkova me zë apo me vete, por mbaj mend që u trondita nga pamja. Falë miqësisë me grupin hetimor të kësaj çështjeje, për rreth një muaj qëndrova në Gërdec duke u bërë dëshmitar i mbledhjes së gjithë provave. Ende nuk kisha mundur të nxirrja një konkluzion në mendjen time për atë që kishte ndodhur megjithëse duke cituar ekspertin e armatim-municionit që ndodhej me ne publikova një shkrim ku thuhej se forca e shpërthimit ishte sa një e teta e bombës atomike të Hiroshimës. Duke grumbulluar me profesionalizëm provat, grupi hetimor gjeti aty edhe “thesarin” e asaj dosjeje. Kasafortën e Dritan e Minxollit, drejtuesit të punës në Gërdec. E djegur nga zjarri ajo nuk kishte asnjë mundësi të hapej veçse duke u shqyer. Brenda saj ndodheshin një tufë blloqesh shënimesh, ku njëri me kapakë ngjyrë kafe të zënë i kushtohej i gjithi Vjollcës. Kunatës së kryeministrit Sali. Në çdo fletë kishte vetëm një shënim. Faqja e parë: Vjollcës, 130.000 dollarë; Faqja e dytë: Karburanti i Vjollcës, 700 dollarë; Faqja e tretë: Darka me Vjollcën, 500 dollarë. Nuk e di se edhe në sa faqe te tjera vazhdonin me tej shënimet, por aty nisa të kuptoj tronditjen e madhe të Saliut në Spital. Vetëm pak ditë pas Gërdecit ai faqe gjithë shqiptarëve e mohoi baxhanakun e vet. Berisha kishte frikë nga Gërdeci. Tmerrohej se i biri ishte ngatërruar kokë e këmbë aty. Domosdo, para të mëdha luheshin. Edhe Liria nuk do e linte një rast të tillë të shkonte dëm. Ajo me të motrën kishin marrë pjesën e tyre. Argita nga ana tjetër kishte garantuar procedurat ligjore. Sigurisht duke u vlerësuar edhe ajo financiarisht. Në këtë moment nisa ta kuptoj Berishën. Tronditjen e tij e qartësova gjashtë muaj më vonë me vdekjen e dëshmitarit Kosta Trebicka.

Për thuajse tre vite rrodhën goxha ngjarje dhe pak nga pak Gërdeci u zvenit. Puna e gazetarit më futi në hullinë e saj dhe “gërdecë” të tjerë me përmasa më të vogla ndodhën njëri pas tjetrit, derisa erdhi 21 janari. Plumbi që mora aty më solli ndërmend bisedën me një mikun tim punonjës në një ministri. “Socialistët të hiqnin nga puna po të mos bëje lojën e tyre, kurse Berisha të vret”, më tha ai duke ma argumentuar këtë me Kosta Trebickën apo Aleks Kekën. Ndërsa sot, listës së mikut tim, i shtoj edhe gjykatësin e Vlorës dhe oficerin e SHISH të Durrësit.

Nuk mund ta përshkruaj sesi u ndjeva kur dëgjova Berishën të broçkolliste për çadra kallashnikov, stilolapsa pistoletë, thika me helm apo gurë bulevardi që shpërthenin si granata më 21 janar. Para syve pash atë ditë masakrën me breshëri plumbash që Gardistët Revolucionarë bënë mbi protestuesit, ku fatkeqësisht një e mora edhe unë. E harrova faktin që Berisha mohoi publikisht në një transmetim direkt televiziv plagosjen time. E harrova fare plumbin që kisha marrë. E harrova gjithçka nga 21 janari kur dëgjoja deklaratat delirante të kryeministrit. Komisioni Parlamentar Hetimor i vuri vulën gjithçkaje. Opozita i kërkoi dorëheqje Berishës. Shqiptarët i kërkuan të njëjtën gjë. Po kështu edhe ndërkombëtarët. Nuk bëhej fjalë. Për një vit rresht dëgjuam përralla të tipit: “Në Dajt në një shpellë kam fshehur në një shishe në të cilën kam shënuar datën kur do largohem nga politika. Nuk është as 2017 dhe as 2021 por shumë më larg”. Berisha dukej i vendosur në orgazmën që e kishte përfshirë. Edvin Kristaq Rama më dukej i vogël. Që nga Brukseli ku jetoj ndjeva mëshirë për opozitën dhe kreun e saj. Të gjithë ishim dëshmitarë të përdhunimit të opozitës më 8 maj dhe grabitja ashiqare ditën për diell të mandatit të kryebashkiakut të Tiranës. Gjyqi i zëvendëskryeministrit Meta ishte prova e fundit për Berishën. Ndërkombëtarët e lanë të lirë duke parë se deri ku arrinte kufiri i idiotësive të Berishës. Nga ana tjetër i lanë të kuptojë se i kanë lënë dorë të lirë në gjithçka. Por edhe Berisha tregoi se nuk njihte limit. Kërkesa për shkarkimin e nënkryetarit të KLD-së ishte idiotësia e fundit që bëri. Por dy ditët e fundit gjërat ndryshuan. Ish-ambasadori amerikan John Withers dhe ai aktual Aleksandër Arvizu i thanë: “Stop”. I pari sqaroi publikisht fajësinë e Berishës në Gërdec, ndërsa i dyti 21 janarin madje duke lënë të kuptohet fajësinë e Berishës për vrasjet 4 protestuesve dhe më pas tentativën për të zhdukur provat. Tashmë arrita ta kuptoj fytyrën e Berishës të 15 marsit 2008. Tronditja e tij nuk ishte false. Ishte e vërtetë, por jo nga dhimbja për atë që u kishte shkaktuar të tjerëve, por nga frika për vete dhe familjen e tij. Në të njëjtën mënyrë sqarohet edhe kërkesa për shkarkimin e Kreshnik Spahiut. Shkaku i vërtetë është zëvendësimi i tij me ndonjë militant demokrat, i cili do garantojë mos dënimin e vetë Berishës dhe familjarëve të tij në proceset e pritshme penale. Berisha sot ka zgjedhur Lushnjën për t’u fshehur. E them këtë, pasi vetëm në këtë mënyrë ai mendon se do shmangë një sulm ndaj kryeministrisë si në 21 janarin e vitit të kaluar. Në fakt asnjë shqiptar nuk ka ndërmend të sulmojë një institucion të vendit të vet. Berishës gjithçka i shkaktohet nga gjendja haluçinante dhe skizofrenia disa vjeçare që e ka rraskapitur në përpjekje për të kontrolluar 100% gjithçka në Shqipëri.

Dje ishte e para herë që e dëgjova fjalën dorëheqje nga goja e Berishës, thënë në vetën e parë. Në fakt u çudita, ashtu si cilido shqiptar që e njeh Berishën mirë, ose që e ka vuajtur atë mbi kurriz këto 20 vite. Po kështu është hera e parë që në një vit të plotë e dëgjoj sërish Berishën që të pranojë se vrasjet e 21 janarit i ka bërë Garda e tij Revolucionare. Plumba rikoshet. Nuk ka çfarë të thotë tjetër. Videot e ekspertuara nga FBI dhe të mbërritura na Prokurorinë e Përgjithshme nga SHBA e gozhduan përfundimisht atë. Askush nuk e priste që zullumi i tij të merrte fund kaq shpejt. Edvin Kristaq Rama për Berishën nuk është më ai familjari rrugaç që nuk ngurron të rrahë edhe të ëmën madje ta nxjerrë edhe të zhveshur jashtë shtëpie natën. Ndryshe nga sa ka folur 14 vjet për Edvin Kristaq Ramën, Berisha dje i harroi të gjitha epitetet familjare dhe personale për të duke e sulmuar vetëm politikisht. Madje nuk e quajti as antieuropian. E çuditshme, por shumë e thjeshtë. Berisha tashmë e ndien që varka e tij po mbytet. Arnat e shumta dhe ideologjitë katërvjeçare nuk i shërbyen aspak për të përfituar ndihmë, por përkundrazi e degjeneruan, aq, saqë edhe mjaft aleatë ndërkombëtarë i distancohen. Berisha ka nevojë për mëshirën e Edvin Kristaq Ramës. Berisha foli për dorëheqje. E pabesueshme, por e vërtetë. Shpreson që me këtë mënyrë t’ia hedhë pë të jetuar i qetë së bashku me pasurinë që iu grabiti shqiptarëve ai dhe familja e tij. Thotë se nëse humb zgjedhjet e 2013-ës do të dorëhiqet. Kjo është gjithçka i ka mbetur në dorë. Kërkon të mashtrojë shqiptarët dhe ndërkombëtarët që ta lënë në pushtet edhe për një vit e gjysmë. Kërkon që me këtë t’i shpëtojë gjykimit të shqiptarëve të nëpërkëmbur për 20 vjet me radhë. Kërkon të riciklohet për të vjedhur votat sërish në vitin 2013. Kërkon garanci për vete dhe familjen. Por ky 21 janar është dita e fundit e pushtetit të tij për t’ia dorëzuar më pas organeve të drejtësisë. Ju faleminderit zotërinj Withers dhe Arvizu! Ju bëtë atë që ne shqiptarët nuk arritëm të bëjmë dot për 20 vjet me radhë.

*Bruksel, më 20 janar 2012.













July 11, 2013

Dritare


Dritare

Durresi i Vjetër


  
 Durresi i Vjetër




July 8, 2013

Aksionistët


Aksionistët





Pesë Heronjtë e Vigut


Na ishte një herë monumenti
"Pesë Heronjtë e Vigut"




Në Rradhë për Bukë!


Në Rradhë për ... 
Bukë!







Dyqani i Bukës


Dyqani i Bukës





Shëtitje te Monumenti i xhaxhit Enver


Shëtitje te Monumenti 
xhaxhit Enver



Bulmetore


Bulmetore 
"Fshati në Festë"


Berberhane


Berberhane
Lavdi PPSH