"

December 25, 2015

Marin Mema: Ohri, një ndër qytetet më të lashta shqiptare. Reagojnë maqedonasit


Dokumentari i gazetarit të njohur shqiptar Marin Mema për qytetin e lashtë ilir të Ohrit ka nxitur reagime tek maqedonasit.

Gazeta maqedonase Dnevnik, artikullin për dokumentarin e kishte titulluar “ Top Channel dhe Koha Ditore sajojnë histori”, ndërsa në detaje janë pasqyruar disa thekse nga dokumentari, sidomos ai që flet se Ohri ka qenë një ndër qytetet më të lashta shqiptare, i ndërtuar nga ilirët, pëkatësisht fisi i i enkelejve që banonin ne këtë rajon, ndërsa kishin shkëputur edhe pjesën se në vitin 1462 Skënderbeu me ushtrinë e tij zotëronte edhe Ohrin dhe rrethinat e tij si qytet.

Gazeta maqedonase Dnevnik, shkruan se Ohri është një synim i kahmotshëm edhe i bullgarëve, ndërsa ka cituar eurodeputetin Angell Xhambaski të ketë deklaruar “Me padurim pres ditën kur flamuri bullgar, do të valojë te “Shën Naumi” në Ohër.

Në fakt, Marin Mema, i është përgjigjur gazetës maqedonase “Dnevnik”, e cila e ka akuzuar për të pavërteta, duke iu referuar realitetit historik. “Faktet janë tek Plini, Ptolemeu e Livi tek mijëra arkeologe dhe historianë që kanë folur per Dasaretet , Enkelejtë e Lynkestet si fise Ilire që mbizoteronin mes te tjerash edhe në Ohër.

Faktet janë tek regjistrat osmane që veç muslimaneve që sigurisht janë shqiptarë edhe Ortodoksët që nga Reka e deri në Ohër e shumë pjesë të tjera i identifikonin si shqiptarë, e po ashtu Katolikët. Historia ka folur për Gropajt, për Progon Zgurin , për luftëra që janë zhvilluar në një kala 5 shekuj para se te vinin bullgarët. A nuk ishin Ilirët fiset vendase ?

E më pas ç’lidhje ka gjuha sllave me gjuhën e maqedonasve të dikurshëm ? Kur ngriheshin kishat e famshme të Ohrit ku ishin sllavët ? A nuk kishte Aleksandri i madh tre gjyshër ilirë ??? Këtë të paktën thonë historianët. Faktet janë tek Edit Durham që flet për një Ohër në shumicë shqiptare e po ashtu shkruan për mënyrën sesi ortodoksët e myslimanët viheshin e shtyheshin që të vriteshin me njëri – tjetrin.

A nuk kishin Ohri e Struga përfaqësuesit e tyre në Vlorë në 1912 ? Po kryengritja e 1913 a nuk u drejtua nga shqiptarë si Isa Boletini, Hasan Prishtina e Elez Isufi, Sefedin Pustina me vellezerit Kaloshi e Dema, nën mbeshtetjen e Ismail Qemalit e Mehmet Derrallës. Janë ende në arkivat e shtetit kërkesat në atë kohë të Ohrit për tu bashkuar me Shqipërinë. E sigurisht këtu flasim për dokumente. Këto janë vetëm një pjesë e fakteve që shërbejnë për të nxjerrë në pah të vërtetën.

Për më shumë, ka qindra autorë jo thjesht shqiptarë por edhe të huaj, që japin fakte e vetëm fakte për Ohrin dhe banorët e vërtetë të tij”.



*    *    *






No comments:

Post a Comment

Eng - - - Comments that are offensive, discriminatory against race, nationality, gender, religion and/or expressed in any other unlawful grounds are strictly prohibited! Thank you!
Alb - - - Ndalohen komentet me fjalë fyese, si dhe komentet që nxitin diskriminimin e përhapjen e urrejtjes mbi baza nacionale, racore, fetare dhe mbi çfarëdo baze tjetër antiligjore. Ju faleminderit!