June 8, 2018

King Me

                   
                                       
               * * *

May 28, 2018

Unioni Europian i Xhudos sulmon Ramosin: Ajo teknikë është e ndaluar edhe te ne





Pas penalltisë së Ronaldos kundër Juventusit, ndërhyrja e Ramosit në dëm të egjiptianit Salah ka marrë një vëmendje të jashtëzakonshme. Dëmtimi i lojtarit të Liverpulit është bërë viral dhe qëndrimet për ndërhyrjen e mbrojtësit të Realit kanë qenë nga më të ndryshmet.

Por mjaft i veçantë është qëndrimi në Twitter i Unionit Europian të Xhudos, që ka ironizuar kështu me gjestin e kapitenit të Realit të Madridit: “Arm-lock” është një teknikë e ndaluar në xhudo, kurse në Champions mjafton për të fituar trofeun”.

Një reagim shumë i veçantë ndaj veprimit të futbollistit spanjoll, që është vënë në shënjestër për faktin se mund ta ketë bërë qëllimisht atë ndërhyrje për të dëmtuar lojtarin më të rrezikshëm të ekipit kundërshtar.

*   *   *

I have a dream


I Have A Dream

Sala ka një Ëndërr

(Mall për vendlindjen)

May 17, 2018

Ervin Salianji Lozhan Korçë




Anusi në pranga
of aman, aman
as brekët prej hekuri
s’i bëjnë derman!

Qejf për burgaxhinjtë
që mezi e pritën
ja vënë Salianjit
sikur ja vënë Gridës!



*   *   *





April 24, 2018

Duke i puthur dorën xha Etemit, kur luan Shostakoviçin…


Kur shkova për herë të parë në Lugano, në hotelin e Pacollit, ai më tregoi me krenari një plak mbi të 85-tat, i cili vinte vërdallë lokalit duke i shërbyer klientelës shumëngjyrëshe.


“Vjen që në pesë të mëngjesit – tha Behgjeti – e la restorantin e tij në moshën 75-vjeçare dhe erdhi këtu, prej asaj kohe ai është si plaku i shtëpisë, megjithëse i ka kaluar me kohë të 80-tat, fluturon me shpejtësi nëpër tavolina duke qenë vërtet i zoti i shtëpisë”.
Mbeta i nemitur, ndoshta Behgjeti donte të tregonte se ç’bëjnë vërtet zviceranët, qoftë edhe në këtë moshë.

Ia ktheva borxhin në Tiranë pas disa kohësh.

I ulur bashkë me të tek “Sofra e Ariut” i thashë:

“Ja ku është vëllai i atij zviceranit…

Xha Etemi po luante Shostakoviçin…në të vërtetë, i luan të gjitha. E shoh edhe tani duke lozur në një tavolinë rrotull nesh ku, menduar keq, klientët e tavolinës duket sikur po shikojnë një gjë gazmore, por mendjes së xha Etemit, që lundron në universe të tjera, ka shumë mundësi që klientët t’i duken si thëllëza, zogj pylli, dhelpra, lepuj… etj.

Xha Etemin pata rastin t’ia tregoja edhe Mihail Gorbaçovit po tek “Sofra e Ariut”. Xha Etemi nuk kishte asnjë ndjesi se kush ishte para tij, sepse ishte prapë në universin e vet. Por Gorbaçovi jo!



Xha Etemi e inspiroi aq shumë, saqë ai filloi të këndonte për dy orë rresht, vetë, mu përpara xha Etemit.

Xha Etemi, apo zvicerani i Behgjetit?!

“Me kë je – i thashë Begjetit – me zviceranin tënd, apo me xha Etemin?

“Sa të rrojmë, do të mësojmë” – tha Behgjeti, duke shikuar i përhumbur.


“Në fakt, Xha Etemi është një copë Shqipërie, prandaj është më shumë se zviceriani yt”- i thashë.

Xha Etemi nuk është vetëm… Prapa tij vjen një aradhë djemsh, nipash e stërnipash, që kanë mësuar “një çikë” nga magjia e tij…



*   *   *




March 22, 2018

Dosja Gërdeci:Drejtësia duhet të bëjë drejtësi - Marin Mema


Për të dhjetin vit me radhë familjarët e viktimave të shpërthimit në Gërdec, u drejtuan tek pllakata e vendosur pranë kraterit të dikurshëm.

Ajo është shenja e fundit që përkujton atë që ka ndodhur në këtë fshat në 15 mars të vitit 2008.


Gjithçka tjetër ka ndryshuar, me një kujdes të jashtëzakonshëm, për të mbuluar, fshehur, e humbur çdo gjurmë të asaj mesdite të zezë që mori 26 jetë njerëzish të pafajshëm. Gërdeci duket një tjetër fshat, me trotuarë, më rrugë të shtruara, me shtëpi të reja, e njerëz të shkujdesur…

Në forma e mënyra të ndryshme, politika është përpjekur të ndajë komunitetin e këtushëm, dikund duke përdorur presionin, dikund dëmshpërblimet, duke ofruar punësim e investime të ndryshme, duke shfrytëzuar varfërinë e pamundësinë e tyre, me të vetmin objektiv, imponimin e heshtjes. E gjithë kjo skemë nuk ka pasur në bazë dhembshurinë, apo ndjenjën e pergjegjësisë për këtë masakër, por mbylljen sa më të shpejtë të historisë së Gërdecit.

I mbytur mes interesash të mëdha, përfitimesh marramendëse, korrupsioni e përfshirje deri në nivelet më të larta, kapitulli i Gërdecit, jo pa qëllim është bërë gjithmonë e më i errët. 10 vite më pas asnjë zyrtar nuk është më pas hekurave. Disa me zhurmë, e disa në heshtje u shpallën të pafajshëm, u larguan apo lanë qelitë.

Asnjë zyrtar vërtetë i lartë nuk u dënua, të gjithë i shpëtuan në mënyrat e tyre drejtësisë shqiptare. Pa llogaritur që shefat e vërtetë nuk u hetuan kurrë.

Në përfundim konkluzioni është i njëjtë, 26  njerëz të pafajshëm prehen sot nëndhe, ndërsa për ta nuk mban më pergjegjësi penale askush. Pra Gërdeci gjithnjë e më shumë po kthehet në një rrëfim të harruar.

Aq absurde është bërë gjithçka, sa duket sikur familjarët e viktimave janë ata që kërkojnë diçka të padrejtë. Në fakt edhe mes tyre janë përpjekur të krijojnë ndasi dhe kjo gjë për shumë arsye ka ndodhur.

Janë rrënqethëse përleshjet në gjykatë të Zamira Durdës nënës së Erisonit të vogël që vdiq në moshën 7 vjeçare teksa luante në fshat me biçikletën e tij.

Ajo kërkon drejtësi, vetëm drejtësi për birin e saj dhe asgjë tjetër. Kjo drejtësi i është mohuar, i është rrëmbyer, përkundrazi njerëzit që i vranë djalin enden të lirë, krekosen në ekrane e fryhen krenarë.

Nëse flasim për reformën në drejtësi, për pastrim, për luftë ndaj korrupsionit, për hapje dosjesh, për hetime të reja, për ligj të barabartë për të gjithë atëherë gjithçka duhet të fillojë nga këtu.

Dosja Gërdeci duhet rihapur, e rigjykuar ashtu siç i takon, duke vënë para përgjegjësisë këdo që është lyer e përlyer, që ka fshehur, manipuluar, vrarë, masakruar, korruptuar, ndryshuar e mbyllur këtë ngjarje të tmerrshme.

Të gjithë përgjegjësit duhet të ulen në bankën e të akuzuarve, për t’u përgjigjur jo për një aksident teknologjik siç e përcaktuan, por për vrasje, vrasjen e 26 njerëzve në 15 mars 2008.


Kjo duhet të jetë sfida e parë, sfida e të vërtetës, për të treguar se kjo reformë nuk është si gjithë të tjerat e nuk druhet ballë pushtetit të askujt.

Fundja pikërisht këtë presin të gjithë shqiptarët, që drejtësia më në fund të bëjë drejtësi.


*   *   *




March 12, 2018

Lulzim Basha is Forrest Gump



Kryetari i PD, Lulzim Basha ndodhet tashmë mes një kryqëzate të pamëshirshme jo vetëm nga kundërshtarët e tij politikë, por edhe nga njerëzit e tij, deri dje, më të afërt.

Askush nuk e priste që Basha të sulmohej ashpër edhe nga një prej miqve të tij si Damir Fazlliç, i cili nëpërmjet një postimi në twitter qartazi dhe pa dorashka e ka etiketuar Bashën si “politikanin më budalla te Ballkanit”, duke iu referuar me këtë rast skandalit të kreut të PD me lobimin në SHBA nëpërmjet rusëve.

Fazllic përveç komentit ka shkuar edhe më tej duke publikuar edhe linkun e gazetës investiguese “Mother Jones”, lidhur me aferën e Bashës me rusët.

“Pasi varrosi Partinë Demokratike, partinë/lëvizjen që rrëzoi komunizmin në Shqipëri, Forrest Gump*- i Lulzim Basha po vrapon për medaljen e artë. Ai tani është politikani më budalla i Ballkanit, një detyrë që nuk është e lehtë në çdo aspekt”, shkruan Fazlliç.

Miku i Sali Berishës, famëkeqi Damir Fazllic, shtetasi serbo-boshnjak, është hetuar disa herë në Shqipëri si një sekser në afera të ndryshme ndërmjet familjes së Sali Berishës dhe kompanive të ndryshme të huaja.

Fazllic u hetua për pastrim parash në Shqipëri, por çështja e tij iu pushua nga Prokuroria gjatë qeverisjes së Sali Berishës.



*   *   *




February 12, 2018

Non Abbiamo Armi - Ermal Meta - New Album 2018



9 Primavere

[Strofa 1]
Nove primavere nove inverni altrettante estati
Dopo quegli autunni ci piacevano da matti
Quattro case tre traslochi
Tremilaquattrocento giorni, in due
Libri, storie buone, ti racconto cosa sai stasera
Non mi va di uscire ti va bene cucinare pure due spaghetti due
Se li fai come sai fare tu, va bene
Torno tardi mangia pure non mi devi più aspettare
Spegni quella luce amore fa un casino di rumore
Forse mi alzo forse scrivo nella testa ho una canzone come un temporale
Che non vuole cadere

[Ritornello]
Sono solo lacrime
E non è proprio niente di speciale
Una per ogni passo fatto insieme
Una per tutte quelle notti svegli ad ascoltare
Canzoni d'amore
Quelle che fanno sempre stare male
Una per ogni piccola emozione
I tuoi vestiti in sette borse
Ed una in più perché
Ti voglio bene

[Strofa 2]
Cinema poi pizza e birra passeggiata verso casa
Com'è grande questa Luna che assomiglia a quella nostra
Ti ricordi era bella come te che eri bambina
Adesso sei una meraviglia
Dici che mi devo prender cura di me stesso
E adesso che non è lo stesso adesso che è cambiato tutto
Ma l’unico modo che conosco per volermi bene è attraverso te
Sì, attraverso te

[Ritornello]
Sono solo lacrime
E non è proprio niente di speciale
Una per ogni passo fatto insieme
Una per tutte quelle notti svegli ad ascoltare
Canzoni d'amore
Quelle che fanno sempre stare male
Una per ogni piccola emozione
I tuoi vestiti in sette borse
Da portare chissà dove
Chissà dove

[Bridge]
Lo sai che sta piovendo
Perché ci stiamo lasciando
Altrimenti sai mica pioveva così tanto
E queste nuvole d'acciaio fanno sparire il cielo
Vedrai che tornerà sereno
Domani tornerà sereno

[Bridge]
Sono solo lacrime
E solo senza la si può spiegare
È solo un po' di acqua con il sale
È solo un'occasione per cantare a bassa voce
Una canzone d'amore
Di quelle che ti fanno un male cane
Ma che la scienza non ti può spiegare
Non c'è niente da capire sono lacrime perché
Ti voglio bene
Perché ti voglio bene
Ti voglio bene




Caro Antonello


Caro Antonello
È una giornata di merda
Ma va tutto bene
In fondo respiro ancora
Oggi con la tristezza
Condivido la stanza
Ma c'è un letto solo
Porterò pazienza

Caro Antonello
Adesso dimmi una cosa
Perché una canzone spietata appare come una rosa
Quando è una ferita che scende profonda
Un fiore di cielo
Con radici di terra

Vedi Antonello tu apri bocca e colpisci
Ma queste mie parole sono lacrime di pesci
Di Roma Capoccia, di notti e di esami
Non è rimasto più niente
Ci hai fregati tutti
Ci hanno fatto male, male, male
Le tue canzoni d'amore
Ma almeno mentre si canta

Non si può mai morire
Caro Antonello
Ti sto ascoltando adesso
E anche se mi uccidi
Ti voglio bene lo stesso
Ti voglio bene lo stesso
Ti voglio bene lo stesso
Ti voglio bene lo stesso
Ti voglio bene lo stesso
Ti voglio bene lo stesso
Ti voglio bene lo stesso

Amico mio
Tu che solchi i mari
Hai visto più raggi di sole
Che onde e corsari
È buffo pensavo
A questa vita che è cara
Che per averne anche solo metà
La si paga intera
Hai visto il mio cuore
Il mio cuore di cane
Lo riconosci subito
Perché è quello che morde
Vedi Antonello
Lei manca pure adesso
E anche se mi uccideva
Io che l'amavo lo stesso
Io che l'amavo lo stesso
Io che l'amavo lo stesso

Io che l'amavo lo stesso
Io che l'amavo lo stesso
Io che l'amavo lo stesso
Che cosa faccio adesso?

Ma evviva la vita
Con il suo puzzo e sudore
E anche senza peccati
Lo stesso si muore
Ci hanno fatto male
Le tue canzoni d'amore
Ma almeno mentre si canta
Non si può mai morire

E quindi nanana
E quindi nanana
E quindi nanana

E quindi nanana
E quindi nanana
E quindi nanana

La musica è finita
Perché è finita la fantasia
C'è molta differenza
Fra il trucco e la magia
Gli occhi van lontano
Molto più degli aquiloni
La musica è finita

Ci restano solo le canzoni

E quindi nanana
E quindi nanana
E quindi nanana
E quindi nanana...



Non Abbiamo Armi

[Strofa 1]
Non abbiamo armi per comandare il tempo
È l'esercito dei suoi miliardi di secondi che attraversano tutto
Pioggia bagna i tetti e amori mai iniziati
Che si scontrano e si incontrano negli anni
Gli addii non sono mai violenti

[Ritornello]
Non abbiamo armi
Contro il cambiamento
Ma adesso tu mi puoi proteggere
Dentro ad un abbraccio

[Strofa 2]
Spazio che volevi ma non hai considerato che
Il vuoto è il più pesante fra tutti i pesi
E assomiglia a quelle cose mai avute che volevi

[Ritornello]
Non abbiamo armi
Contro il cambiamento
Ma adesso tu mi puoi proteggere
Dentro ad un abbraccio

[Ritornello 2]
Se anche questa vita può finire
Tutto può succedere oppure a volte niente
E se da adesso in poi non ci vediamo più
Tu abbracciami senza fine

[Bridge]
A cosa pensi mentre vai?
Ogni dolore ti è servito e non lo sai
A costruire il tuo sorriso quel bel sorriso che adesso hai

[Ritornello 2]
Se anche questa vita può finire
Tutto può succedere oppure a volte niente
E se da adesso in poi non ci vediamo più
Tu abbracciami senza fine

[Conclusione]
Non abbiamo armi
Per difenderci dagli altri
Non abbiamo armi
Ma abbiamo queste mani
Che servono da scudi
Non Abbiamo Armi

Full Album/Download Here - Non Abbiamo Armi:
https://itunes.apple.com/it/artist/ermal-meta/316392556


*   *   *





January 30, 2018

Mbi debatin e “patriotëve të vonuar” për detin!



Mbi debatin e “patriotëve të vonuar” 
për detin!

Nga Mero Baze

Ka shpërthyer një histeri e pazakontë e disa patriotëve të vonuar për kufirin detar me Greqinë, nga ata që kanë duartrokitur realisht shitjen e detit tek Greqia nga Sali Berisha dhe Lulzim Basha, dhe kanë duartrokitur po ashtu dy muaj më parë Sali Berishën në parlament, që këmbëngulte se ajo marrëveshje duhet mbrojtur dhe se Edi Rama po na prish me Greqinë.

Së pari, duhet sqaruar se ajo marrëveshje ka vdekur, jo vetëm se është hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, por edhe se bisedimet e reja janë për të hedhur bazat e një marrëveshje të re. Rezistenca e qeverisë “Rama” ndaj mos-ngjalljes së asaj marrëveshje ka detyruar palën greke të nisë diskutimin për një marrëveshje të re, e cila nuk mbështetet më tek “shelfi kontinental”, siç ka qenë marrëveshja e Berishës me Karamalisin dhe Bashës me Bakojanis.

Pra, bëhet fjalë për hedhjen e  bazës së një marrëveshje të re, e cila është jo vetëm e pakrahasueshme me konceptin e marrëveshjes së Berishës dhe Bashës, por është edhe në një fazë fillestare, mbi të cilën duhet të operohet më pas me ekspertë dhe instrumentat e tjera të diplomacisë së dy vendeve.

Fjalia e parë që duhet të themi, është se Shqipëria detyroi Greqinë të grisë marrëveshjen me Berishën dhe të pranojë të bëjë një marrëveshje të re. Dhe kjo e ka mërzitur Berishën, që humbi bastin e para dy muajve, kur tha në parlament se ajo marrëveshje do realizohet.

Së dyti, deklaratat e Kotzias me terma “ambigue”, janë nisja e një fushate politike nga ana e tij brenda vendit, për të përgatitur opinion publik grek për kthimin pas të pazarit me Berishën. Fjalia e tij për 12 milje shtyrje të kufirit detar, dhe akoma më keq, nxitimi nga “patriotët” tanë që kanë duartrokitur Berishën, për të bërë llogari me sipërfaqe, duke u nisur nga një vijë në hapësirë, është qesharake.

Konventa për  të Drejtën e Detit e vitit 1982 (UNCLOS), e cila njihet ndryshe si Kushtetuta e Deteve, parashikon në nenin  3, se shtetet bregdetare, mund të shtrijnë gjerësinë e ujërave të tyre territoriale deri në 12 milje detare.

Në këtë hapësirë detare shteti bregdetar ushtron sovranitet të plotë territorial.

Këtë shtrirje të detit territorial, shtetet e shpallin me ligj të brendshëm, të cilin duhet ta depozitojnë në Kombet e Bashkuara. Shqipëria e ka deklaruar dhe depozituar në OKB këtë shtrirje prej 12 miljesh detare në vitin 1970 dhe rikonfirmuar në vitin 1990.

Ndërkohë, një fakt i tillë nuk është marrë në konsideratë nga qeveria “Berisha” kur negocioi marrëveshjen ne 2009.

Sa më sipër, është e qartë që shtrirja e detit territorial nuk mund të përcaktohet në marrëveshje mes dy palëve, por me ligj të brendshëm, dhe kaq është gjithë ajo që kemi dëgjuar nga Kotzias. Atë që kemi dëgjuar dhe nga Enver Hoxha më 1970 për ujërat tona.

Përsa i përket delimitimit të hapësirave detare, vendimi i Gjykatës Kushtetuese e rrëzoi të ashtuquajturën “Marrëveshje” të Berishës të vitit 2009, e cila kishte defekte të rënda në parimet e përdorura për  delimitimin, defekte që prodhuan një efekt negativ për interesat e vendit tonë.

Konventa dhe praktika ndërkombëtare i krijon të gjitha hapësirat shteteve për të negociuar marrëveshje të delimitimit të hapësirave detare, që sjellin një rezultat sa me të drejtë. Delimitimi i hapësirave detare në çdo rast bazohet fillimisht në parimin e baraslargësisë nga pikat bazë të bregdetit, por për të arritur rezultatin e drejtë, palët bëjnë korrektimet e nevojshme në vijën delimituese që ndërtojnë.

Ajo që kuptohet nga deklarata, është se diskutimi mes palëve duket se ka arritur mirëkuptimin, se vija delimituese e vitit 2009, nuk do të jetë më ajo e pretenduara nga pala greke, por do të reflektojë pretendimet e palës shqiptare për përfitime në hapësira detare që do të jenë të drejta, por jo përtej logjikës së negociatave dypalëshe dhe parimeve të UNCLOS.

E gjithë zhurma politike është e kuptueshme, që nis nga Greqia jo si shenjë triumfi, por si përpjekje për t’iu pranuar rinegocimi.

Detyrimi i palës greke për një marrëveshje të re nuk gëlltitet aq lehtë në Athinë dhe Kotzias tani duhet të përgatisë grekët që të mos e quajnë tradhtar, pse po gris marrëveshjen me Berishën.

Së fundmi, ministri ynë i Jashtëm shikoj që nuk po bën politikë me këtë çështje, pasi nuk ka ende një marrëveshje, por nisje të një marrëveshje, që do të marrë shumë kohë dhe saktësime për të shkuar tek një kufi i pranueshëm detar mes Shqipërisë dhe Greqisë. Dhe është mirë që nuk bën politikë, pasi ndryshe nga Kotzias, që duhet të përgatisë grekët që marrëveshja me Berishën do griset, ky ka vetëm një njeri të mërzitur, dhe ai është Sali Berisha. Marrëveshja e tij nuk do të zbatohet dhe Shqipëria duhet të vendosë dinjitetin dhe ligjin ndërkombëtar në këtë histori, duke lënë pas sipërfaqet e detit që Berisha i fali Greqisë, për një pazar politik, që dhe ashtu nuk funksionoi.



*   *   *